Vjosa 'fryhet' ndjeshëm pas reshjeve, pamjet tregojnë rrezikun në rritje të përmbytjeve
Reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin gjatë dy ditëve të fundit kanë sjellë rritje të konsiderueshme të nivelit të ujërave në disa prej lumenjve kryesorë.
Situata paraqitet e ndjeshme në Vjosë, ku prurjet e shumta kanë bërë që lumi të dalë nga shtrati në disa zona dhe të rrisë ndjeshëm rrezikun e përmbytjeve në orët e ardhshme.
Pamjet ajrore mbi zonën e Novoselës pasqyrojnë qartë gjendjen alarmante: shtrati i Vjosës është zgjeruar dukshëm, ndërsa rrjedha e lumit paraqitet e furishme për shkak të volumit të madh të ujit.