E rëndë në Sarandë/ 71-vjeçarja gjendet e pajetë brenda në pus
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori, pasi më datë 18.11.2025 është gjetur pa shenja jete në një pus, në oborrin e banesës së saj në fshatin Metoq, shtetasja M. B., 71 vjeçe.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se e moshuara është rrëzuar aksidentalisht në pus. Policia bën të ditur se vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
71-vjeçarja e ndjerë është identifikuar si Maria Beqiraj. Ajo është gjetur nga e bija, pasi prej disa orësh nuk ishte kontaktuar dhe po kërkohej nga familjarët.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.