Delvinë/ Shembet ura që lidh tre fshatra, izolohen banorët
Përkeqësohet situata në Delivinë për shkak të reshjeve.
Gazetraja e Syri tv mëson se është shembur ura që lidh fshatrat Kakodhiq, Lefterhor dhe Varfaj me Delvinën dhe Sarandën, duke izoluar kështu totalisht banorët e këtyre 3 fshatrave.
Një pjesë e shembur tek ura ka bërë që të thellohet shumë rruga duke e bërë atë të pakalueshme.