Rritja e nivelit të Osumit, përmbytje në disa fshatra, vendosen thasë më rërë në lagjen Goricë

Këto dy ditët e fundit në zonën fushore të Bashkisë Berat janë raportuar problematikat e para që kanë ardhur si pasojë e reshjeve.

Bëhet me dije se lumi i Osumi ka dalë nga shtrati si pasojë e shirave me dendësi të lartë. 

Burimet njoftojnë se rritja e nivelit të ujërave ka prekur fshatin Veterrik, duke përmbytur parcela të mbjella me pemë frutore dhe të mbjella të tjera të stinës. 

Ndërkohë që zyra e prefektit njofton se nga Bashkia Berat po merren masa për vendosjen e pritave mbrojtëse (thasë më rërë) në lagjen Goricë, pranë hyrjeve të banesave,tek Ura  e Varur dhe bizneseve pranë Urës së  Goricës.

Njoftimi:

Informacion mbi situaten e rreshjeve ne qarkun e Beratit,ora 14:30 minuta.

Referuar informacionit të marrë nga prurjet e lumit Osum nga dy vendmatjet e hidrometrit në Çorovodë (ura e qytetit) dhe Ura e Varur Berat,si dhe nga verifikimi në terren i situatës,konstatohet se   nivelit të prurjeve të lumit Osum,sipas matjeve,në Çorovodë   prurjet kanë tendencë ulje dhe aktualisht janë nê nivelin e 2.19 m(-). Ndërkohë në Berat,prurjet janë në nivelin e 3.8 m dhe në shtim ku është kaluar pragu i rrezikut.

Nga Bashkia Berat po merren masa për vendosjen e pritave mbrojtëse (thasë më rërë) në lagjen Goricë, pranë hyrjeve të banesave,tek Ura  e Varur dhe bizneseve pranë Urës së  Goricës.

Strukturat operacionale dhe shërbimet e Bashkisë janë në terren  me mjete (2 fadroma, 2 skrepa, 1 vakumtrak i DRUK dhe 3 mjete zjarrfikëse janë në terren për largimin e ujërave). Rrezik për banesa për momentin nuk ka. Situata po ndiqet në terren nga Prefekti i Qarkut znj. Valbona Zylyftari dhe Kryetari i Bashkise Berat z. Ervin Ceca.

Në bashkinë Poliçan ka raportim për dale të lumit nga shtrati në fshatin Bregas NJA Vërtop. Uji ka depërtuar në toka bujqësore dhe sera. Pa problem për banesa dhe biznese. Situata po monitorohet nga EC të bashkisë.

Në bashkinë Dimal strukturat operacionale dhe ato të bashkisë janë në monitorim të vazhduar të situatës. Deri në këto momente nuk ka dalje të lumit nga shtrati.

Institucioni i Prefektit të Qarkut po ndjek në vijimësi situatën.