Reshjet e dendura krijojnë probleme në qarkun Korçë: Disa rrugë të bllokuara, urat në rrezik
Gjatë 24 orëve të fundit, rreshjet me intensitet të ndryshueshëm kanë shkaktuar disa problematika në territorin e qarkut Korçë . Më poshtë përmbledhja e situatave kryesore të evidentuara:
1.Bashkia Pustec
Në segmentin Lajthizë–Liqenas ka pasur dalje uji në rrugë.
2.Bashkia Pogradec
Fshati Gështenjas: Problem me rrjedhjen e ujërave po ndërhyhet nga strukturat. Bllokim i një kanali kullues kryesor, ku po punohet për orientimin e ujërave të shiut.
3.Bashkia Devoll
Në fshatin Çetë, mbi Miras, në urën e këtij segmenti, strukturat vendore kanë marrë masat për ndalimin e qarkullimit, pasi situata paraqet rrezik për kalimtarët. Në fshatin Cangonj, për shkak të bllokimit të një tubi, ka prezencë uji në oborret e dy banesave. Janë marrë masa për largimin e ujit.
4.Bashkia Korçë
Aksi Denas–Lekas është i pakalueshëm për shkak të rritjes së nivelit të ujit në një përrua që nuk ka urë në atë segment. Në Voskopojë, ujëmbledhësi ka arritur nivele të larta, por po monitorohet dhe po ndërhyhet me mjet fadromë për hapjen e kanalit shkarkues.
5.Bashkia Kolonjë
Fshati Mesiçkë: Rritje të prurjeve të lumit, rrezikim i urës së fshatit dhe i disa shtyllave të energjisë. Fshati Mollas: Rruga ka prezencë uji. Rezervuari i Rotit (mbi Sofrën Kolonjare) ka arritur afërsisht 20–30 cm nga niveli maksimal jane hapur shkarkuesit po monitorohet.
Aksi Qafë e Qarrit – Ersekë është i pastruar dhe i kalueshëm.
Në zonën e Shelegurit, prurje të shumta të përroit kanë tejkaluar kapacitetet e urës, situata po monitorohet.
6.ARRSH – Situata në akset rrugore
Aksi Ersekë–Leskovik: Kontraktori dhe inspektorët raportojnë situatë të menaxhueshme. Aksi Maliq–Lozhan, pranë kryqëzimit të fshatit Kolanec: po kryhen punime për sistemimin e ujërave të përroit. Aksi Qafa e Qarrit–Ersekë (rruga e vjetër): Pastrim i urës nga pemët dhe materialet e sjella nga prurjet.