Vjedhja me Tunelin e Llogarasë, Balluku nuk e mohon: Mbështes reformën në drejtësi që bëri Rama
E akuzuar nga SPAK për vjedhjen e miliona eurove me tunelin e Llogarasë Belinda Balluku, zëvendësja e Ramës recitoi në Kuvend duke u munduar të mbrojë skandalin e tunelit por edhe skandale të tjera që kanë firmën e saj dhe kolegëve dhe shefit të saj.
Nën petkun e të pafajshmes ajo nuk pati kurajën që të mohojë akuzën e bërë nga SPAK po me një pafytyrësi të qartë prej një hajduti ordiner ajo sulmonte opozitën.
”Më duhet të them disa fjalë jo për baltën dhe aludimet, por për detyrimin që kam ndaj kujtdo që beson te puna. Nuk do dëgjoni nga unë akuza për drejtësinë e re dhe kur prekem personalisht”.
Ndërkohë që gjatë fjalës së saj nuk harroi ti thurë lavde “Skenderbeut të Spiropalit”.
“Besoj thellësisht që kjo drejtësi e re produkt i PS dhe Ramës është duke kryer misionin nga i cili u reformua me pikat e dobëta dhe të forta”.
“Nuk do më dëgjoni të merrem me prokurorë dhe gjyqtar, nuk do prononcohem për çështjen pasi kanë rrugën e tyre dhe do e ndjek derisa e vërteta të marr formën e vet. Ne mbështesim reformën edhe kur prekemi personalisht. PS është një formacion politik serioz i vetmi në republikë ku fjala e secilit degjohet dhe ka peshë. Ndaj në respekt të misionit të saj nuk kam asnjë koment.”
Kështu Balluku duke fyer kuvendin erdhi nga tavolina e hetimit në SPAK tek foltorja e parlamentit që është kthyer në një sallë mitingashësh rilindas që duartrokasin hajdutin e radhës që u vjen në foltore. Edhe pse e dinë që është hajdut. Por për forcë zakoni mbrojnë ngjyrat e ekipit, jo politik, por ekipit të skandaleve e vjedhjeve.