Familja me 7 anëtarë në Zejmen të Lezhës evakuohet pas përmbytjes nga përrenjtë malorë
Një familje me 7 anëtarë është evakuuar gjatë së martës, pasi banesa e tyre në fshatin Zejmen u përmbyt plotësisht nga vërshimi i dy përrenjve malorë. Të tronditur, ata tregojnë momentin kur uji i furishëm hyri me shpejtësi brenda në shtëpi.
Familja aktualisht është strehuar në konviktin e qytetit, ku stafi u ka dalë në ndihmë me çdo gjë të nevojshme.
Drejtoresha e institucionit thotë se janë angazhuar që t’u krijojnë kushte të mira.
Ndërkohë, autoritetet lokale po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe thonë se familja do të mbështetet.