Kryetari Bellaj nuk pret banorët: Rruga e fshatit Rromës në Selenicë bllokohet nga shkarjet e dherave

Rreshjet e forta të shiut kanë shkaktuar shkarje masive dherash në rrugën kryesore të fshatit Rromës në Bashkinë Selenicë, duke e bërë atë të pakalueshme dhe duke izoluar dhjetëra banorë.

Rruga prej vitesh nuk ka pësuar asnjë investim, ndërsa çdo reshje shiu e rëndon edhe më shumë situatën.

Sot, banorët shkuan në Bashkinë Selenicë për të kërkuar ndërhyrje urgjente, por sipas tyre kryetari i bashkisë, Nertil Bellaj, nuk i priti, ndërsa asnjë përfaqësues tjetër nuk u dha përgjigje mbi zgjidhjen e problemit.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e rrugës dhe një projekt të qëndrueshëm për rehabilitimin e infrastrukturës.