Mban shiritin e kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka fishkëllehet nga tifozët e Kosovës në ‘Fadil Vokrri’

Mesfushori dhe kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, i cili është me prejardhje shqiptare, po fishkëllehet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në stadium, tifozët e kombëtares së Kosovës po e fishkëllejnë çdo prekje të topit nga Xhaka.

Rezultati momental i ndeshjes është 0-0 teksa është mbyllur pjesa e parë.

Kosova e ka siguruar “play-off”-in e Botërorit.