Teliti: Shteti ndëshkon qytetarët për gjëra të vogla, por mbyll sytë ndaj miliardave të pista...
Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti akuzoi institucionet se po ushtrojnë kontroll maksimal mbi qytetarët për shkelje minimale, ndërsa injorojnë trafiqet, ndërtimet e dyshimta dhe qarkullimin e miliardave jashtë çdo mekanizmi verifikimi.
Në studion e ‘Task Forcë’, në Syri TV, Teliti theksoi se kapja e shtetit ka krijuar një mekanizëm “kuazi kriminal”, ku policia, tatimet dhe inspektoratet mobilizohen menjëherë për gjoba ndaj qytetarëve apo bizneseve të vogla, por mbeten të verbër përballë ndërtimeve të mëdha, pastrimit të parave dhe investimeve të dyshimta që sipas tij tejkalojnë buxhetin vjetor të shtetit.
Ai vuri në dukje se partneriteti i qeverisë me aktorë që duhet të ishin kundërpeshë në luftën kundër krimit ekonomik ka krijuar një realitet ku pasuria e paligjshme shndërrohet lirshëm në projekte ndërtimi, pa asnjë kontroll serioz nga institucionet përgjegjëse.
Dorjan Teliti: Po nuk është shteti aty. Shteti është për të mbajtur në këmbë këtë mekanizmin e ngritur, deri kuazi kriminal, i cili nëse ti hip në makinës dhe je pa rrip sigurimi, 700 policë të ndalojnë menjëherë. Ti bën një shkelje minimaliste të vogël si qytetar, 200 tatimorë të vijnë menjëherë. Mundohesh ti të mos presësh kesh një bar, kafe, restorant, mos këputësh një, mos presësh një kupon tatimor, 700 kontrolle të vijnë menjëherë. Ndërkohë, milionat, miliardat e eurove kalojnë në trafika në portin e Durrësit, s'i sheh njeri. Ai skaneri i famshëm që u bë dhe atëherë, punon apo s'punon më?
Tani, edhe prokurori, edhe prokurori, edhe prokurori, edhe prokurori e thotë shumë qartë, janë mekanizmat e ngritura. Shteti, ka një shprehje popullore që thotë, zjarri, uji dhe qeveria, këtyre s'ke ça t'i bësh ti. Në momentin që ti ke bërë partner atë që do të ishte kundërshtari yt kryesor në betejën, në këtë betejë për të mos lejonte paranë e pistë të futej në treg, që është shteti, në momentin që ti atë nga kundërshtar e ke bërë partner, ti ke marrë ke bërë krahë aleatin më të rëndësishëm. Shteti, e thashë dhe njëherë, të shikon ty për çdo shkelje minimaliste që ti bën. Për një rrip sigurimi ndalon, ai të jep gjobën direkt. Po kullat që ndërtohen? Nuk shikonte kryetari i bashkisë, unë shikonte gjashtë kate para zyrës së vet? Nuk i shikonte ai? Nuk i shikon dot?
Atëherë, paraja e pistë e hedhur në sektorin e ndërtimit gjatë këtyre 10-12 viteve të fundit, është më e madhe se sa buxheti i shtetit që diskutohet nesër. Është më e madhe. Hidhen nga dy-tre miliardë euro çdo vit në sektorin e ndërtimit, të cilat janë jashtë sistemit dhe ke 12 vite që ndodh kjo gjë. Dhe thotë, ok, një buxhet prej 9 miliardë eurosh që diskuton nesër. Nesër diskuton 100-she që do t’i japësh për ndihmën ekonomike, për pensionistët, talljen që i bën për pensionistët. Diskuton ato mungesë financimi për arsimin, për shëndetësinë, për ilaçet onkologjikut, ndërkohë këto miliarda nuk shikon se si kanë hyrë e nga dalin. Po ndërkohë ato investohen. Po e përsëris dhe njëherë, këtu investohet, investohen mallra fizikë. Ndërtimi është mall fizik në fund të ditës. Nuk është diçka që ekziston në ide. Është diçka që shikohet me sy. Si ishte e mundur që nuk shkon një inspektoriat, një kontroll, një... Po thotë, mor zotëri kjo kulla këtu, kush e ka blerë dhe kush janë ata që kanë blerë? Me çfarë çmimesh i kanë blerë?