Meta mbron të drejtat e autorit, përdoruesit do të njoftohen për përmbajtjet e vjedhura

Përdoruesit e Facebook tashmë kanë në dorë një mjet të ri për të mbrojtur punën e tyre nga vjedhja.

Meta ka prezantuar mbrojtjen e përmbajtjes në Facebook, një mjet që dallon kur videot Reels të një përdoruesi të postuara në Facebook, po përdoren pa lejen e tyre.

Nëse përdoruesi lajmërohet se dikush tjetër po e përdor videon, mund të bllokojnë edhe shikueshmërinë e videos në Facebook e Instagram ose të ndjekin performancën e saj dhe nëse duan, mund të shtojnë lidhje që të çojnë te postimi origjinal.

Gjithashtu mund të mos aplikojnë asnjë prej këtyre duke lejuar që videoja të jetë e shikueshme në platformat e Meta.

Meta thotë se shtojca e mbrojtjes së përmbajtjes është pjesë e punës për të ndihmuar përdoruesit që bëjnë video origjinale që të mos mposhten nga kopjet.

Në korrik, Meta deklaroi se kishte fshirë 10 milionë profile që përdornin emra blogerësh dhe kishte ndërmarrë veprime ndaj 500 mijë llogarive të rreme ose mashtruese.

Edhe pse sistemi i ri mbron edhe postimet e Instagram, kërkon që videot të postohen në Facebook që të gjurmohen. Kjo funksionon edhe kur përdoruesi ka të aktivizuar opsionin “Share to Facebook.”

Kjo mund të inkurajojë që më shumë përdorues të shpërndajnë video në Facebook.

Sistemi i ri ofrohet automatikisht në programin its Facebook Content Monetization, ndërsa garantohet aksesi edhe për ata që përdorin Rights Manager.

Përdoruesit mund të kontrollojnë nëse mund ta përdorin duke parë njoftime në Feed, Professional Dashboard apo profil, ose të hyjnë drejt e në Professional Dashboard/ Content Protection. Ata mund të aplikojnë edhe në faqen zyrtare të Facebook.

Ata mund të kontrollojnë nëse dhe si sistemi sinjalizon. Për shembull, nëse një përdorues tjetër ka marrë leje për përmbajtjen, personi që ka bërë postimin origjinal mund t’i shtojë në “listën e lejuar” që videot e dyfishta mos të sinjalizohen.

Nëse videoja bllokohet, preket shpërndarja, por llogaria që e ka vjedhur nuk përballet me masë disiplinore. Kjo pasi Meta nuk do që të abuzohet me sistemin për të shënjestruar llogari të përveçme.

Madje shton se nëse përdoruesit abuzojnë, ata që paraqesin raportime false mund të përballen me kufizime në llogaritë e tyre ose të mos kenë më akses ndaj këtij mjeti.

Aktualisht, mjeti i ri është i disponueshëm vetëm në versionin celular, por Meta po punon që ta shtojë në Professional Dashboard në kompjuter.