SYRI TV/ Konstituohet komisioni i reformës zgjedhore, prioriteti i opozitës, ndarja e partisë nga shteti

SYRI TV

Komisioni i Reformës Zgjedhore, u konstitua, në një mbledhje ku opozita dhe mazhoranca paraqitën objektivat e tyre kryesore, për reformën e re elektorale. Ndërsa  partia Demokratike, vendosi si prioritet ndarjen e partisë nga shteti duke kërkuar ndryshime edhe në kodin penal nëse nevojitet, Partia Socialiste kërkoi adresimin e de-politizimit të administratës zgjedhore.

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, zhvilloi mbledhjen e parë të  konstituimit. Ndërsa u dakordësuan se raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet do të shërbejë si udhërrëfyes për reformën,  Që në nisje opozita dhe mazhoranca ndanë prioritet e tyre.

Për partinë demokratike, fokusi i reformës zgjedhore do të jene ndryshimet në kodin zgjedhor dhe penal për ndarjen e partisë nga shteti, ndërsa PS është e fokusuar te pjesa teknike e procesit, duke vene ne fokus,  depolitizimin e administratës zgjedhore. 

Anëtarët e tjerë të opozitës në komision, ngritën shqetësimin për përdorimin e burimeve shteteore, rrjetin e patronazhistëve dhe  ndikimin e krimit në zgjedhje. Ndërsa antarët e mazhoracës, hodhën sërish idenë për rikthimin e numërimit në qendrat e votimit.

Në mbledhjen e radhës palët do të caktojnë ekspertët teknike, të cilët do të hartojmë më pas edhe planin e punës për reformën elektorale.