SYRI TV/ Mediu ngre shqetësimin për zgjedhjet e 11 majit: ODIHR faktoi degardimin e demokracisë
Në asamblenë parlamentare të OSBE, Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ngriti shqetësimin për mungesën e zgjedhjeve të lira në Shqipëri, krimininalizimin e votës, dhe lidhjet e qeverisë me narko-trafikantët. Mediu solli në vëmendje edhe raportin e vëzhguesve të ODIHR që fakton të gjitha shkeljet ne zgjedhjet e 11 majit, teksa kërkoi një asamble më të fortë të OSBE, duke theksuar se veprimet vlejnë më shumë se fjalët.
Syri tv
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mori pjesë në asamblenë parlamentare të OSBE, nga ku foli për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, dhe raportin e vëzhguesve të ODIHR, i cili faktoi degradimin e demokracisë, shitblerjen e votës e shtetin elektoral. Mediu renditi të gjitha shkeljet që shoqëruan procesin zgjedhor, duke e ndalur thekson tek ndikimi i krimit dhe drogës në zgjedhje.
Raporti i OSBE/ODIHR konfirmon shkelje sistemike, përfshirë intimidimin, blerjen e votave, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe përdorimin e korrupsionit dhe rrjeteve kriminale për të ndikuar listat e kandidatëve të Partisë Socialiste. Raporti paralajmëron se refuzimi i vazhdueshëm për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it ka thelluar presionin elektoral dhe ka gërryer besimin tek demokracia. Po ashtu ngrihet shqetësimi për instrumentalizimin e Drejtësisë dhe përdorimi kundër liderëve të opozitës para zgjedhjeve
Sipas Mediut ndikimin dhe lidhjet me me narkotrafikun në Amerikën e Jugut paraqesin kërcënim të sigurisë jo vetëm për Shqipërinë
Është alarmante që në Shqipëri paratë e drogës pastrohen ndërkohë që infiltrimi kriminal përhapet me shpejtësi. Duket qartë se nga Qeveria nga populli me popullin për popullin është zëvendësuar me Qeverinë nga grupe interesi, me grupe interesi për Pushtet dhe para
Përballë kësaj situate, Mediu tha se mbështet iden e një asambleje më të fortë të OSBE, ndërsa theksoi se veprimet flasin më shumë se fjalët.