'Reshjet e shiut'/ Automjetet bllokohen në nënkalimin e Mamurrasit

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje serioze në Mamurras, ku një nga pikat më të prekura është nënkalimi pranë urës kryesore, i cili është mbushur plotësisht me ujë, duke bllokuar kalimin e automjeteve.

Në videon e siguruar nga Syri Telvizion shihet një kamion i bllokuar brenda ujit në nënkalim, ndërsa dy burra janë jashtë makinës, duke u përpjekur të dalin nga situata e vështirë. Përmbytja ka bërë të pamundur kalimin e automjeteve në këtë zonë, duke krijuar probleme serioze për banorët dhe për qarkullimin e përditshëm.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për pastrimin e kanaleve dhe përmirësimin e infrastrukturës, duke paralajmëruar se mosreagimi mund të çojë në dëme më të mëdha materiale dhe rrezik për sigurinë e jetës.