Përmbytje në Ishëm, Durrës: Banesa të përmbytura për shkak të kanaleve të bllokuara
Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në zonën e Ishmit, në Durrës, duke vënë në rrezik disa banesa. Banorët raportojnë se situata përkeqësohet nga kanalet e pa pastruara, të cilat nuk arrijnë të përballojnë prurjet e ujit.
Ekipet po monitorojnë situatën dhe janë angazhuar për pastrimin e kanaleve dhe largimin e ujërave, për të shmangur dëme më të mëdha materiale.
Banorët këshillohen të tregohen të kujdesshëm dhe të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre.