'Vidhet në mes të ditës e njerëzit bëjnë debat sa ishin në bulevard.' Burimi: Kjo është perverse

Një debat fiktiv, i cili po synon të zhvlerësojë protestën e opozitës po ndërrmerret nga mediat pranë maxhorancës.

I ftuar në një lidhje  ‘Skype’ në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, analisti Genc Burimi thotë se fokusi te numrat është një "debat fiktiv" që shmang thelbin.

Duke evokuar figura historike si Charles de Gaulle, i cili qëndroi thuajse i vetëm në fillim të rezistencës franceze, Burimi theksoi se legjitimiteti i një lëvizjeje nuk varet nga masa, por nga parimet që mbron.

Ai solli si shembull edhe Ukrainën, një vend në luftë ku qytetarët nuk hezitojnë të protestojnë kundër korrupsionit qeveritar, duke çuar në shkarkimin e 2 ministrave. Ky kontrast,  nxjerr në pah një anomali shqiptare ku "vidhet në mes të ditës dhe njerëzit bëjnë debat sa ishin në bulevard.

Indiferenca dhe pasiviteti përballë padrejtësisë janë më problematike se çdo shifër pjesëmarrjeje, duke e cilësuar këtë qëndrim si "pervers".

Pjesë nga biseda e Genc Burimit

Mos t'i fshehim sytë përpara pas duarve. Që po ta vini re në rrjetet sociale, tek ato media, ato rrjetë sociale që janë pranë mazhorancës, po krijohet ky debat fiktiv se dje pjesëmarrja nuk qe shumë e madhe dhe ajo iniciativë dështoi.

Dua t'u them atyre që na dëgjojnë,  merrni pak distancë nga realiteti dhe bëjini pyetje vetes, është çështje numrash apo çështje kauze?

Këtë pyetje ia bëri dhe Charles de Gaulle  francezëve, kur Franca u pushtua nga Hitleri dhe kur Marshalli Peten tradhëtoi, vetëm një njeri që shkoi në Londër për rezistencë. Dhe shumë u tallën me të. Kjo  është çështja, është çështje numrash apo kauzash?

 A është kauzë e drejtë apo jo sot në Shqipëri të protestosh siç protestojnë të rinjtë në Serbi, siç proteston populli ukrainas që është në luftë, kundra korrupsionit qeveritar në Ukrainë, ku dy ministra ranë. Nuk dëgjova unë debat në Ukrainë, jo po është një çështje e prezumimit të pafajësisë. Ministrat u larguan.

Po mos kishte reaguar ai populli ukrainas, nuk do largohesh. Ngaqë reagoi populli ukrainas, që u bë presion te europianët, u mblodhën urgjentisht, bënë presion tek Zelenski dhe ato u larguan. Pra kjo është kauza. Nuk është çështje numrash. Tani, ai që do shkon në shesh proteston, ai që nuk do nuk shkon, por mbrapa mos të ankohen?

Që Shqipëria,  një vend i çuditshëm, gjatë kohës së komunizmit, ku shqiptarët vuajtën komunizmin më të egër në Evropën Lindore, dhe dolën më vonë nga të gjithë nga komunizmi, dhe thotë Shqipëria vazhdon të jetë ende sot një eksepsion, një përjashtim. Aty ku vidhet në mes të ditës, dhe njerëzit bëjnë debat sa ishin në bulevard. Kjo më duket perverse.