Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje dhe probleme me energjinë në Bashkinë Kurbini

Nga reshjet e dendura të shiut, Bashkia Kurbini po përballet me vështirësi të ndryshme, kryesisht në qytetin e Laçit dhe fshatrat përreth. Vershimi i ujit ka shkaktuar përmbytje në disa rrugë dhe toka bujqësore, ndërsa në fshatrat Gjorm dhe Zheje situata ka qenë gjithashtu problematike.

Moti i keq ka dëmtuar edhe rrjetin elektrik në disa zona, duke sjellë mungesë energjie në disa fshatra.

Sipas autoriteteve, situata në Kurbinin mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa reshjet e shiut vijojnë të jenë të dendura.