Reshjet pushtojnë vendin, era e fortë lë në errësirë disa fshatra
Reshjet e shiut kanë pushtuar vendin, duke sjellë problematika në disa zona, teksa era e fortë ka goditur disa fshatra, duke i lënë pa energji elektrike.
Pa drita kanë mbetur fshatrat Kut, Çorrush, Greshicë, Hekal si edhe njësia administrative Qendër. Sipas informacioneve, grupet e punës ndodhen në terren dhe po përpiqen të rikthejnë furnizimin, ndërsa banorët raportojnë vështirësi gjatë orëve të mëngjesit.
Ndërkohë, ndryshe nga këto zona, në Durrës, Fier dhe Gjirokastër situata paraqitet e qetë, pa u evidentuar problematika nga moti deri në këtë moment.