Milan kthehet nga Diego Costa për sulmin, Chelsea kërkon 56 milionë euro

Milan po punon për transferimin e sulmuesit Diego Costa nga Chelsea. Sipas Evening Standard, hipoteza po merr përherë e më tepër formë, edhe për shkak të pasivitetit të Atletico Madrid që po vonon ta bllokojë lojtarin, për ta marrë përfundimisht në janar.

Vetë Costa dëshiron transferimin te ish-skuadra e tij, por Atletiko nuk mund të bëjë blerje në këtë sesion merkatoje, për shkak të pezullimit nga FIFA.

Në këtë mënyrë, Costa është bindur të shohë alternativa, bashkë me agjentin e tij, Jorge Mendes.

Kuqezinjtë kanë hyrë në bisedime me blutë e Londrës, të cilët kërkojnë 56 milionë euro për brazilianin e konvertuar në spanjoll.