Protesta e opozitës/ Koka: Është derdhur 'gota e pritjes', Rama po u mer tokat vlonjatëve për t'ja dhënë Eric Adams

I ftuar në emisionin “Task Force” në Syri TV, gazetari Bledian Koka deklaroi pak para protestës së opozitës se situata politike është tensionuar ndjeshëm, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit që tregojnë mbrojtje politike për individë të caktuar.

Koka tha se rasti i një shtetasi të mbrojtur “zyrtarisht nga kryeministri” dhe mënyra se si ai është futur “në sistemin financiar shqiptar” ka ngritur dyshime serioze për skema të mundshme abuzimi. Sipas tij, këto ishin “pikat që derdhën gotën” dhe nxitën reagimin e opozitës.

Gazetari theksoi se akuzat e banorëve te katër fshatrave në Vlorë, të cilëve sipas mbrojtjes së avokatit Arben Llangozi, përfshijnë pretendime se tokat e tyre parashikoheshin të merreshin për t’u favorizuar ish-kryebashkiakun e New York-ut, Eric Adams, i cili vizitoi Shqipërinë kohët e fundit. Koka ngriti pikëpyetje mbi kostot e vizitës së Adams dhe qëllimet që mund të fshihen pas saj.

Ai shtoi se çështjet që lidhen me tokat, mbetjet apo pasuritë publike në Shqipëri zakonisht nuk janë të rastësishme: “Ku ka zë, asnjëherë s’është pa gjë. Dhe ku ka zë që është Edi Rama, gjithmonë verifikohet.”

Koka:

Kështu që, mendoj që situata dhe pa diskutim pastaj edhe ky rasti i fundit, se si një njeri i mbrojtur zyrtarisht nga, nga kryeministri dhe për të kuptuar se derisa është futur ai në sistemin financiar shqiptar.

Mendoj që këto ishin dy momente ose këto ishin pikat që derdhën gotën e pritjes së këtyre.
Edhe ajo mbetet për t'u verifikuar sepse akuza e tyre, të paktën siç e, siç e reportonte avokati që i përfaqësonte zoti Arben Llangozi, thotë që këtyre zotërinjve është parashikuar t'u merret toka për t'iu dhënë si me thënë ish-kryebashkiakut të New York-ut, që njeriu i fundit që ka vizituar, ish-kryebashkiaku i New York-ut ka vizituar Shqipërinë këto kohë është zoti Eric Adams.

Që ngriten pikëpyetje së pari për se pse i paguaj vizita e tij dhe pastaj edhe për të kuptuar se çfarë qëndron mbrapa këtij. Problemi është që këtu në Shqipëri, sa herë bëhet fjala për të grabitur tokën, për të sjellur plehra, apo për të vjedhur pasurinë e shqiptarëve, ku ka zë, asnjëherë s'është pa gjë. Dhe ku ka zë që është Edi Rama, gjithmonë ajo verifikohet se është fiks ashtu.