Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, policia rrethon Kryeministrinë

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, forcat e rendit rrethojnë kryeministrinë.

Rreth orës 18:00, PD dhe aleatët do të zhvillojnë protestën e parë, që do çelë një sezon protestash, tashmë para kryeministrisë.

Berisha dhe deputetët e PD-së kanë kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku.

PD do të kërkojë me këto protesta dorëheqjen e Ballukut, ashtu si me Veliajn vitin e shkuar para bashkisë së Tiranës.