VIDEO/ Bllokohen rrugët në Shalë, izolohen disa familje

Rruga në fshatin Gimaj, që lidh zonën e Shalës me Shoshin, është bllokuar si pasojë e prurjeve të përrenjve dhe rrëshqitjes së dheut. Banorët raportojnë se disa familje kanë mbetur të izoluar, pasi segmenti është i pakalueshëm si për automjetet, ashtu edhe për këmbësorët.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të shmangur izolimin e mëtejshëm të zonës.

Situata vjen në kushtet e përkeqësimit të motit, ku Qarku i Shkodrës pritet të jetë ndër më të goditurit nga reshjet e dendura dhe rreziku i rrëshqitjeve të tokës. Autoritetet pritet të bëjnë vlerësimin e terrenit për ndërhyrje.