Syri TV/ Bllokuan rrugën, banorët protestë në segmentin Qukës–Qafë Plloçë
Banorët e fshatit Kalivaç kanë bllokuar për rreth 10 minuta aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, në shenjë proteste kundër mbylljes së aksit të vjetër rrugor që lidh tre fshatra me segmentin e ri. Ata penguan qarkullimin e dhjetra mjeteve, duke krijuar edhe konflikte me drejtuesit e tyre. Banorët i kërkuan institucioneve përgjegjëse që të tërhiqen nga një vendim i tillë, në të kundërt ata do të vijojnë protestat
Banorët e fshatit fshatit Kalivaç protestuan këtë të hënë, duke bllokuar për më shumë se 10 minuta aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë. Një veprim i tillë, solli tensione dhe debate mes protestuesve dhe drejtuesve të automjeteve.
Banorët kanë protestuar në shenjë kundërshtimi për mbylljen e rrugës së vjetër që lidh tre fshatra me segmentin e ri Qukës–Qafë Plloçë. Sipas tyre, kjo rrugë është e vetmja mundësi që ata kanë për të shkuar në tokat e tyre bujqësore, në një kohë për të shkurtër dhe të shpejtë
Ata shprehen se izolimi që krijohet nga ky vendim është tejet problematik, sidomos në raste emergjencash dhe se lëvizja vetëm nëpërmjet Podgozhanit rrit ndjeshëm distancën dhe kohën e udhëtimit. Ata hedhin poshtë pretendimet e inxhinierëve se lidhje të tilla me rrugën e re përbëjnë rrezik për aksidente, duke theksuar se rruga ka qenë funksionale prej dekadash pa asnjë problem për komunitetin.
Protestuesit deklaruan se nuk do të tërhiqen dhe kërkuan që rruga të mbetet e hapur, ndërsa i bëjnë thirrje institucioneve vendore të rishikojnë vendimin.