SYRI TV/ Bardhi: Mazhoranca vijon me asgjësimin e opozitës, Balla: Opozita bën shumë kërkesa
Mazhoranca në konferencën e kryetareve, rrëzoi kërkesën e opozitës, për zhvillimin e një mocioni me debat për mungesën e minimumit jetik. Në përfundim të mbledhjes, kreu I grupit parlamentar të PS, taulant Balla nuk kishte një argument për refuzimin e vazhdueshëm të të drejtave të opozitës, ndërsa kreu I grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi akuzoi PS se po mundohet të asgjësojë opozitën në kuvend.
Syri tv
Ndërsa komisonerja për zgjerim,I beri thirrje qeverisë nga Brukseli të bashkëpunojë me opozitën në kuvend, në të njëjtën ditë, mazhoranca vijoi ti mohojë opozitës të drejtat kushtetues në paramnet, duke rrëzuar një tjetër kërkesë për mocion me debat, për çështjen e minimumit jetik. Në përfundim të mbledhjes që u shoqërua me debate, Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla nuk dha asnjë argument për rrëzimin e kërkesës ndërsa paralajmëroi se Partia Socialiste do të vijojë të mos lejojë zhvillimin e debateve parlamentare.
Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se po tenton të asgjësojë opozitën në kuvend, duke e kthyer parlamentin në noter të kryeministrit Edi Rama.
Që prej nisjes së regjistraturës së re, Mazhoranca i ka rrëzuar opozitës, 5 kërkesa për mocion debati, 2 kërkesa për interpelanca, kërkesa për komisione hetimore, ndërsa e nisi sesionin e ri, duke mohuar edhe debatin për programin qeverisës,gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.