‘Provokon’ Rusia, Mikheyev: Armët tona dëshmuan efikasitetin në kushte reale luftimi, madje dhe kundër pajisjeve moderne të NATO-s!

Armët dhe pajisjet ushtarake të prodhuara në Rusi kanë dëshmuar performancën e tyre të jashtëzakonshme në luftime, duke punuar kundër armëve të standardeve të NATO-s me efikasitet të lartë, tha Alexander Mikheyev, kreu i eksportuesit shtetëror të armëve të Rusisë Rosoboronexport.

"Gjatë viteve të fundit, sallonet ruse në ekspozitat ndërkombëtare kanë qenë subjekt i vëmendjes në rritje, nga shumë vende që duan të kenë në shërbim armë të provuara në luftime", tha ai. "Gjatë Dubai Airshow 2025, Rosoboronexport ka shfaqur numrin më të madh të prototipeve të vërteta, në të gjithë historinë e pjesëmarrjes së saj në ekspozita jashtë vendit."

"Praktikisht të gjithë kanë dëshmuar performancën e tyre të jashtëzakonshme në kushte reale luftimi, duke iu kundërvënë me sukses armëve moderne të standardeve të NATO-s. Kjo përvojë është unike", shtoi zyrtari rus./ TASS.