Procesi ‘Buka’ në GJKKO/ Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar zyrtarisht Zvicrës ekstradimin e Arben Ahmetajt
Ministria e drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj. Gjyqtarja Irena Gjoka lexoi pergjigjet e zyrës së interpol Tirana.
Ky fakt u bë me dije gjatë relatimit të fakteve në procesin në themel për dosjen “Buka” ku u vendos të vijojë procesi në mungesë për ish-nr 2 të qeverisë.
Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori: Për këtë dosje për z.Ahmetaj nuk ka asnjë masë sigurie. Masa është për efekt të një procedimi tjetër
Për dosjen “Buka”, Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre me dëm ekonomik 7 miliardë lekë.
Palët nuk kanë asnjë kërkesë paraprake.
Prokurori i SPAK Elvin Gokaj lexoi kërkesën për gjykim.
Ai kërkoi të pyeten si dëshmitar 14 persona ndër ta edhe ish ministri Shkëlqim Cani.
Prokurori i SPAK: Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë trasnferuar nga Shqipëria në një vend të BE që po verifikohet.
Avokati i Ahmetajt: Prokurori po thotë që po na doli gjë nga kjo do ngrejmë akuzë, nëse ka hetime të tjera për këtë çështje prokurori nuk kishte ngutje të mbyllte hetimet, nuk mund të jetë proces i rregullt me akte surprizë, nëse ka prova të tjera prokurori ti paraqesë.
Prokurori: Këtë akuzë e kishim të detyruar ta njoftonin për shkak të afateve të parashkrimit, çështja është ndarë për shkak të akteve që kanë ardhur nga Austria.