Banorët e 4 fshatrave të Vlorës kallëzojnë në SPAK Ramën. Në skemë, i përfshirë ish-zyrtari amerikan
Dhjetëra banorë të krahinës së Dukatit, Tragjasit, Radhimës dhe Orikumit protestuan të hënën para dyerve të SPAK, duke denoncuar 33 vite shkelje, uzurpime dhe falsifikime të pronave të tyre.
Ata depozituan një kallëzim penal të firmosur nga 180 banorë, ku akuzohen zyrtarë të lartë, përfshirë Kryeministrin, për një skemë të shpopullimit dhe tjetërsimit të tokave. Sipas përfaqësuesve, presioni ka arritur kulmin me urdhrat e IKMT për shembjen e njësive ekonomike që mbajnë gjallë ekonominë e zonës.
Edviol Kulluri, përfaqësues i banorëve, deklaroi se "krahina jonë synohet të shfaroset totalisht, me metoda ekonomike dhe mohim prone". Avokati i banorëve, Arben Llangozi, sqaroi se kallëzimi përfshin një grup të strukturuar kriminal dhe zyrtarë të lartë, dhe përfshin edhe një shtetas amerikan.
Sipas tij, skema përfshin falsifikimin e dokumenteve, tjetërsimin e pasurive dhe dhënien e lejeve të ndërtimit mbi to, raporton gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj.
Deklaratat:
Banori:
Ne jemi banorë të krahinës Dukat, Tragjas, Radhim, Orikum. Ne jemi banorë të krahinës Dukat, Tragjas, Radhim, Orikum. Unë jam Edviol Kulluri, po pak rëndësi ka emri im, rëndësi ka që ne jemi banorë të krahinës së Dukatit dhe jemi të organizuar në Kuvend Komunitar Krahinor. Kuvendi jonë është ngritur në 2010, siç e mbani mend që kemi pasur probleme për punën e pronave dhe tashmë gjendemi përpara një situate që krahina jonë synohet të shfaroset totalisht, të shpopullohet totalisht. Kjo po bëhet me metoda ekonomike dhe me metoda mohim prone, mohim të drejtash. Situata është që neve aktualisht na ka ardhur IKMT-ja dhe kërkon të presë të gjitha njësitë ekonomike që kemi ne në territorin e krahinës tonë, njësitë e mesme dhe të vogla, jo të oligarkëve dhe të këtyre të mëdhenjve, njësi të cilat mbajnë në këmbë ekonominë e krahinës tonë. Në momentin që prishen këto njësi dhe banesat shoqëruese me to, krahina jonë ngelet praktikisht pa financë, pa ekonomi dhe ne nuk mund të mbijetojmë më në atë krahinë. Kështu që për këtë arsye ne mendojmë që ata kërkojnë të na shpopullojnë dhe mbas prishjes së ndërtesave kanë plan të zaptojnë tokat, sepse kanë rifreskuar certifikatat e pronësisë që janë të bëra me falsifikim nga zaptues dhe grabitës që nuk i përkasin krahinës tonë fare. Janë bërë kompensime në mënyrë të paligjshme, janë bërë mbivendosje të pamerituara dhe ne për këtë arsye jemi të detyruar të rimbledhim kuvendin prapë edhe të organizohemi për të mbrojtur veten tonë ligjërisht edhe fizikisht në qoftë se do të jetë e nevojshme. Po, prandaj ne sot nuk kemi ardhur thjesht për të protestuar, kemi ardhur për të depozituar kallëzimin tonë në SPAK.
Kallëzimi është bërë, është firmosur nga 180 banorë të krahinës tonë. Pra janë 180 kallëzues. Mund të bëjmë edhe disa të tjerë në vazhdim, të vemi te 300 e 400, po kjo ishte për efekt kohe që ta bënim sa më shpejt sepse rreziku është imediat. Ndaj kujt? Ndaj të gjithë atyre që janë në kallëzim. Nuk më takon mua direkt t'i them emrat, s'dua të flas unë direkt me emra. Edhe për arsye të rrezikut që mund të marr për sipër, po jo se i trembem atij rreziku se në ballë kam dalë, ja ku jam. Por më tepër sepse për arsye të etikës së komunikimit, ato janë në kallëzim të gjitha. Do i depozitohen SPAK-ut dhe SPAK-u si organi i një drejtësie të re që ne kemi besim tek ai, do të na japë drejtësi. Nëse është vërtet organ funksional i drejtësisë së re, mbas reformës që ka ndodhur. Tani ajo që ne kërkojmë është që të mos preken, të mos preken pronat e banorëve të krahinës tonë. Të jepen certifikatat e pronësisë edhe për pronat e vjetra që ne i kemi qindra vjeçare, edhe për banorët që kanë marrë me 7501-shin që jua kanë mbajtur peng këto 35 vjet. Sepse ne brenda krahinës nuk kemi konflikte ose i kemi minimaliste dhe i zgjidhim me njëri-tjetrin në mënyrë shumë të shpejtë. Ne problemin e kemi sepse qeveritë e këtyre 35 viteve na kanë mohuar të drejtën pronësore dhe nuk na i japin. Mënyra se si është e shkruajtur në kallëzim. Por situata aktuale është që realisht edhe pse duket e ekzagjeruar, ne gjendemi përpara një krimi kundër njerëzimit, për shkak se shpopullimi sipas kodit penal shqiptar është krim kundër njerëzimit. Dhe për këtë arsye jemi mbledhur këtu para SPAK.
E dyta, këtyre që mendojnë se mund nëpërmjet institucioneve ose qarqeve që janë korruptuar brenda institucioneve, duke përdorur institucione si IKMT-ja që duan, kanë ardhur atje dhe na kanë bërë kërcënime pa urdhër, pa, pa asnjë lloj motivi ligjor dhe na kanë thënë ngrihuni se do ju heqim. Dhe ne kemi prova, kemi video, kemi foto për këtë. Këtë e bëjnë se duan të na prishin neve, të vijnë oligarkët të marrin qindra hektarë në krahinën tonë dhe ne të zhdukemi andej. Por dhe atyre ju themi që krahina e Dukatit do t'ju përgjigjet me ligj, po do t'ju përgjigjet dhe siç e kërkoni. Do t'jua japim si ta doni ju.
Ne nuk kemi plane të bëjmë luftë të armatosur kundër shtetit tonë, absolutisht jo. Por grabitësit dhe ata që janë të veshur me, që kanë një uniformë dhe e keqpërdorin, që në fakt ata janë kriminelët e vërtetë, ta dinë që do përballen me protesta të forta, shumë të forta, të modelit evropian, po nga ato të tipit francez e shpresojmë jo revolucionit francez domethënë. Ta kenë parasysh.
Avokati
Për të hetuar çështjet, prokuroria e posaçme duhet të ketë dy kritere. Së pari, zyrtarë të lartë të përfshirë dhe së dyti, grup kriminal. A mund të na shpjegoni në rastin konkret cilin nga këto dy elementë keni identifikuar dhe cilët janë zyrtarët e lartë, nëse ka të tillë, të kallëzuar nga ana juaj?
Janë të dy elementët, edhe grupi i strukturuar kriminal, por kemi kallëzuar edhe zyrtarë të lartë, duke filluar nga kryeministri, për arsye sepse ashtu siç e kanë parashtruar banorët, kanë parashtruar para zyrës time duke thënë se ata po shpopullohen, dhe referuar nenit 74 të Kodit Penal, është e përcaktuar në mënyrë të qartë se kur politikat e një shteti krijohen të atilla për shfarosjen apo shpopullimin e tij, përbën krim kundër njerëzimit. Dhe për këtë, duke filluar nga këtu dhe të tjera me radhë, duke filluar nga mënyra e marrjes së pronës, e cila shtrihet ndër vite, pra kemi marrjen e një pasurie me dokumenta të falsifikuara e cila është shtrirë me një periudhë kohore nga viti 1991 e deri tani. Pra këta banorë janë pajisur me AMTP, janë në kërkim të pronave të tyre të vjetra dhe pa dashur, në një moment të bukur, dalin disa persona dhe e përfitojnë këtë pasuri.
Kjo pasuri është tjetërsuar, është kaluar me certifikata pronësie, pra ky është shteti jonë, i cili që nga viti 1991 kur i ka pajisur me dokumenta pronësie, nuk i ka regjistruar në ASHK, një falsifikator brenda një dite regjistron të gjitha pasuritë, i merr dhe i tjetërson dhe aktualisht janë dhënë dhe leje ndërtimi. Është dhënë leje ndërtimi edhe mbi portin e jateve, ku është shitur kjo pasuri prej 400.000 eurosh, kur vetë investimi i lënë detyrë nga shteti shqiptar kalon miliona euro. Pra ne kemi skema të mirëfillta jo vetëm korruptive, por kemi pastrim produkti. Ne e kemi zgjeruar hetimin tonë, sepse shumë abuzojnë me pasaportën amerikane. Pra ne jemi shtetas amerikanë thonë disa, dhe kërkojmë që të marrin pasurinë e këtyre shtetasve dhe janë drejtuar institucioneve.
Përderisa këta shtetas abuzojnë me pasaportën amerikane, ne i jemi drejtuar që hetimet të shtrihen dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra ky kallëzim është gjithëpërfshirës, është për të gjitha rrethanat e paraqitura që nga viti 1991 e deri më sot. Janë intensifikuar.
Këto janë informacione konfidenciale, por bëhet fjalë edhe për politikanë të lartë të Shteteve të Bashkuara. Po e disponojmë edhe emrin, të cilin e kemi vënë dhe do ta vëmë në sekret hetimor, sepse s'duam që të veprojmë pa miratim të organeve ligjzbatuese. Kështu që vlerësoj ditën në vijim ne do bëjmë me dije edhe emrin. Është prezantuar si një mik i madh i shqiptarëve, një person i cili vjen edhe kërkon të përvetësojë...Përmes kompanive, për, jo nuk është zyrtar në detyrë, është hequr.
Fillon nga kryeministri, i cili ka miratuar leje ndërtimi me dokumenta të falsifikuara. Kemi prova të cilat provojnë që ky shtetas ka qenë në Republikën e Shqipërisë, kemi prova që është promovuar nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, kemi prova të cilat aktualisht ky shtetas, sipas asaj që ne kemi pretenduar, jemi drejtuar Departamentit të Shtetit, FBI-së, ambasadës dhe të gjithë institucioneve për të kryer hetime ndaj tij.