Rama ‘ia ka shitur shpirtin djallit’ Kalaja: Duhet referendum popullor për ligjin për gjinitë

Pas protestës masive të së shtunës kundër ligjit për barazinë gjinore, aktivisti Aulon Kalaja, në një intervistë të thelluar në emsionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, ka shpalosur argumentet kryesore të kundërshtarëve të ligjit dhe ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe institucioneve të tjera.

Sipas Kalasë, protesta ishte një demonstrim cilësor i vullnetit popullor, i cili kërkon që çështja të hidhet në referendum. "Nëse mendojnë se kanë shumicën dhe mbështetjen popullore, pse nuk e hedhin çështjen për referendum? Populli do t'u jepte një përgjigje të qartë," deklaroi ai.

Në qendër të kritikave të tij ishte Presidenti i Republikës, të cilin Kalaja e krahasoi me një "inteligjencë artificiale" për shkak të pasivitetit të tij dhe moskthimit të asnjë ligji të qeverisë Rama. Ai theksoi se ky është momenti vendimtar që kreu i shtetit të veprojë, duke pasur parasysh mbështetjen e gjerë popullore, që i kapërcen ndasitë politike dhe fetare. Kalaja nuk kurseu as deputetët që votuan pro, duke i quajtur "77 dele" që e kanë ngatërruar Parlamentin me "thertoren" dhe që, sipas tij, nuk e kanë lexuar fare ligjin.

Duke folur për "detajet djallëzore" të ligjit, ai argumentoi se ky legjislacion "hap kanalin për të pasur gjini të tjera", duke çmontuar atë që ai e cilëson si propagandë të qeverisë. Ai e quajti ligjin një "tirani të pakicës mbi shumicën" dhe solli shembuj tronditës, si rasti i një të riu që, sipas tij, iu bë "lavazh truri" për të ndryshuar gjininë, duke i shkatërruar jetën.

Kalaja, gjatë bisedës me moderatorin e emisionit Flavio Qarri, akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se "ia ka shitur shpirtin djallit" dhe se po i shërben një axhende të huaj për të qëndruar në pushtet. Ai hodhi poshtë pretendimet se ligji është një kërkesë e Bashkimit Evropian, duke sjellë shembujt e Sllovakisë, Kroacisë, Francës dhe SHBA-së, ku janë marrë vendime konservatore për të mbrojtur konceptin tradicional të familjes. Si hapa të mëtejshëm, Kalaja njoftoi se çështja do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Për më tepër, lëvizja ka nisur mbledhjen e 20,000 firmave për një peticion që synon ndryshimin e ligjit për referendumet, në mënyrë që populli të mund të shprehet drejtpërdrejt. Ai gjithashtu denoncoi si provokacion ndryshimin e mozaikut në Muzeun Historik Kombëtar, duke e parë si një shenjë të asaj që do të pasojë. Përmbyllja e tij ishte një thirrje e fortë për prindërit dhe bordet e shkollave që të jenë vigjilentë ndaj asaj që ai e quajti "propagandë LGBT" që rrezikon të hyjë në sistemin arsimor, duke premtuar se një qeveri e ardhshme e Partisë Demokratike do ta abrogojë këtë ligj si aktin e saj të parë.

Flavio Qarri: E para njëherë një vlerësim për atë që ndodhi të shtunën dhe gjithçka, nga folësit deri te reagimi i qytetarëve, të lutem.

Aulon Kalaja: Shiko, për mendimin tim ishte një protestë cilësore. Mesazhet që u dhanë në shesh ishin të jashtëzakonshme. Aty u shtru një çështje kryesore që është çështja e referendumit. Në rast se këta mendojnë që kanë shumicën për këtë çështje dhe mendojnë që kanë mbështetje popullore, atëherë pse nuk e hedhin çështjen për referendum? Unë besoj që do ta marrin një përgjigje të qartë nga qytetarët shqiptarë. Prandaj ka ngelur në dorën e ë këtij të ashtuquajturit president të Republikës, që në fakt unë e kam krahasuar me inteligjencën artificiale, sepse është i vetmi president në historinë e Republikës së Shqipërisë, që nuk i ka kthyer qoftë dhe një ligj kryeministrit Rama. Në rast se ai do të ngrihej një herë të vetme në lartësinë e detyrës, është ky momenti, sinqerisht, domethënë sepse ka dhe mbështetjen popullore të padiskutueshme.

Majtas, djathtas, qendrës, fe, pa fe, të gjithandej, janë të gjithë kundër këtij ligji. është një pakicë e vogël, spekulative mbi të gjitha, që është pro këtij ligji dhe sigurisht që Presidenti, institucioni i presidentit, jo ky president, por po flas në parim, përfaqëson unitetin e popullit, është kryetari i shtetit, komandanti i forcave të armatosura dhe pikërisht këtë pushtet që ka, një herë të vetme duhet ta ketë në funksion të qytetarëve. Kjo ishte mesazh mesazhi më i rëndësishëm që u dha në protestën e ditës së shtunë, për të treguar dhe diçka tjetër që ne nuk dorëzohemi, megjithëse 77 dele votuan pro në parlamentin e Shqipërisë. Ata, unë mendoj që, në kuptimin literal të fjalës, janë dele sepse e kanë ngatërruar parlamentin me thertoren. Dhe, duke pasur parasysh që bariu i tyre i ka sfiduar në këtë rast me therrje politike, ata sigurisht kanë dhënë votën. Në këtë rast librat e shenjtë kanë një shprehje shumë të madhe, falju o Zot se nuk dinë se ç'bën. Pra janë njerëz të cilët nuk e kanë lexuar ligjin. Unë kam pasur kontakt me disa prej tyre për t'i pyetur ditën që ne kemi qenë te parlamenti, për të protestuar edhe paradite edhe në darkë. Nën zë e pranonin që ne nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë, nuk e kemi lexuar fare ligjin.

Siç e dini Flavio, gjithmonë ligjet më të dëmshme të Republikës së Shqipërisë janë votuar ose në orët e vona të mbrëmjes, o me 31 dhjetor, o me 31 gusht. Edhe kjo në traditën e kësaj gjëje, ata kaluan një ligj të cilën ne e kundërshtuam me fakte dhe argumenta, por sigurisht nga ana tjetër nuk do rrimë duarkryq që të mjaftohemi thjesht te protesta para parlamentit. Prandaj zhvilluam protestën te sheshi Skënderbej. Kemi një reagim para presidencës së Republikës, sepse protesta që bëmë të shtunën ishte parashikuar që të ndodhte në formë marshimi para presidencës, por nga ana tjetër policia e shtetit nuk dha mbrojtje sepse ishin dhe tifozët anglezë.

Gjithsesi kjo protestë do bëhet dhe nga ana tjetër në rast se presidenti i Republikës nuk do të na dëgjojë neve, po do të dëgjojë shefin e tij, pa diskutim që ne do shkojmë në gjykatë kushtetuese. Kjo nuk bëhet fjalë.

Flavio Qarri: Ndërkohë, ka një përpjekje le të themi, ndoshta propagandistike, ndoshta të arsyetuar të mbështetësve të ligjit, duke thënë që nuk, në ligj nuk janë këto rreziqet që kundërshtuesit e tij i paraqesin publikut. Ti besoj si njeri goxha metodik që je dhe, le të themi, njohës edhe për arsye të tjera i çështjeve ligjore, i ke parë, i ke konsultuar, i ke zbuluar këto pika të dobëta. Cilat janë ato detajet e fshehta djallëzore që konstaton ti?

Aulon Kalaja: Që t'i biem shkurt sepse në rast se ne do flasim me gjuhë ligjore, ne do ta humbim betejën me qytetarët. Ne kërkojmë mbështetje qytetare dhe ata duan që ne t'i flasim sa më thjeshtë. Ky ligj hap, jo hap, jo hap vrimën, po hap kanalin për të pasur gjini të tjera. Ju e keni ndjekur besoj një nga fjalimet më brilante të një deputeti gjerman të AFD-së, i cili i drejtohen parlamentin e vet, të gjitha gjinive që këta pretendojnë t'i fusin dhe në Shqipëri. Ai fjalim unë besoj që duhet ta dëgjojë çdo qytetar shqiptar. Besoj se e ka dëgjuar tanimë dhe ai fjalim e çmonton fare propagandën e këtij ligji. Propaganda e këtij ligji është sundimi i pakicës mbi shumicën, por demokracia është sundimi i shumicës mbi pakicën. Kjo që kërkojnë këta është tirani, pra sundimi i pakicës mbi shumicën. Ju e keni parë besoj gjatë këtyre ditëve, sepse do flasim me shembuj, një mega skandal të një djali i cili ishte kthyer në një vajzë. Pra e kishin kthyer tranvestit, duke i bërë lavazh truri dhe duke i thënë që kishte lindur në trupin e gabuar. Kjo ishte dëshmia më tronditëse besoj unë se si propaganda e këtyre që përfitojnë projekte kishte ndikuar tek një person për t'i shkatërruar jetën. Kishte bërë gjoja sikur këtë nuk e lejonin prindërit dhe e dhunonin për vendimmarrjen që ka marrë. Ndërkohë ishte totalisht, djali që ishte kthyer në vajzë, totalisht i rrënuar emocionalisht dhe sigurisht ishte një njeri tani në atë që quhet, si një si një person i penduar pra duke folur për të gjitha pisllëqet që kishin ndodhur pikërisht në zyrat e këtyre.

Unë gjykoj Flavio që ky moment duhet të na shërbejë neve si një moment reflektimi dhe auditi. Pra ku qëndron forca jonë? Ne duam të mbrojmë familjen. Ne e mbrojmë familjen pa lekë. Ne i mbrojmë fëmijët tanë pa lekë. Ata që duan të shkatërrojnë familjen kanë shumë lekë. Kanë shumë para, kanë shumë projekte dhe pikërisht ky moment nga prokuroria duhet të nisë një hetim për Luanën, për mënyrën se si ajo është trajtuar. Ajo ka folur me akuza shumë të rënda për një qendër, në të cilën ajo kishte qëndruar dhe aty ishin kryer marrëdhënie seksuale në sy të kësaj, kishin lënë katër-pesë persona që flinin bashkë. Jo pa qëllim, pa diskutim. Por ky moment, ky moment duhet të shërbejë si një moment auditi për këta që marrin projekte. Sa para kanë marrë këto për të shkatërruar familjen shqiptare dhe për axhendat që vijnë nga jashtë brenda. Unë e kuptoj që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ja ka shitur shpirtin djallit dhe pyetja ime në protestë ishte, sa aspra ja shite shpirtin djallit, sepse ky është mendoj unë një nga shërbimet e fundit që Edi Rama i bën axhendës që e mban atë në pushtet, se nuk mund të kemi një kryeministër të tillë në Europën perëndimore me këto skandale që zënë njëra-tjetrën dhe ky të rrijë në pushtet. Atëherë këtu ka vetëm një rrugë që po i jepet përgjigja. Ky rri në pushtet sepse ky po i shërben axhendës, forcave të errëta që ky ka pas vetes, që e përdorin si një konkubinë, si një marionetë dhe i thonë që voto ligje të tilla dhe na e shesin ne pastaj sikur këtë e ka kërkuar Europa. Në fakt për një për opinionin publik që rëndom gjek, këtë ligj nuk e ka kërkuar Europa.

Është një zonjë që po del me titra te juve tani, një Kos Kos që foli dhe për këtë debatin me zonjën apo zotërinë ambasador që kemi ne në Shqipëri, që tha, kjo është detyrimi i Europës. Kjo tregoi diçka Flavio. Zonja Kos. Kosi, më kuptoni? Po, po. Është nga Sllovakia. Sllovakia me kryeministrin Robert Fico, i cili vjen, ka qenë pjesë e nomenklaturës majtë, komunist, tani është social-demokrat se ata janë si enët komunikuese, ka bashkuar votat tani me të djathtën për me bërë një ligj që e kanë futur në kushtetutë. Dhe në kushtetutën e Sllovakisë, nga është zonja Kos që na jep mend neve, thuhet ka vetëm dy gjini, burrë dhe grua. Në kushtet, në urdhëri i parë ekzekutiv i Donald Trump ishte ka vetëm dy gjini, burrë dhe grua. Kemi një shembull tjetër që na vjen nga Kroacia, jo shumë larg. A e di çfarë ka ndodhur në Kroaci? E kanë futur në kushtetutë ata, martesën midis burrit dhe gruas dhe nuk kanë nevojë për ligje të tilla. 21 vende anëtare të Bashkimit Europian nuk e kanë miratuar këtë ligj. Kemi një vendim të jashtëzakonshëm, unë e kam lexuar me një frymë, të gjykatës kushtetuese të Republikës së Francës, e cila nuk e pranon këtë ligj dhe jep argumenta shumë të fuqishëm kundër këtij ligji. Kemi vendimin e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nuk e pranon këtë lloj ligji dhe njeh vetëm dy gjini. Atëherë kush jemi ne? Kush është kryeministri Rama që del kundër këtyre politikave perëndimore? Ne jemi populli më më proamerikan në në në Europë dhe ne duhet të ndjekim politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Cila është politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Ka dy gjini, mashkull-femër. Cila është politika e Francës, e Kroacisë në këtë rast, e Sllovakisë, nga është zonja Kos. Pra ne duhet të jemi serioz me njëri-tjetrin.

Flavio Qarri: Cilat vende e kanë këtë ligjin që po implementojmë ne?

Aulon Kalaja: Këto e kanë Malta dhe Gjermania kam përshtypjen. Edhe atje ka pasur debate shumë të forta sepse ju e patë në Gjermani, AfD-ja, e ka kundërshtuar me forcë këtë lloj ligji dhe vjen dhe pastaj, pikërisht prej ligjit. Po, po patjetër dhe kini parasysh diçka, që atje do hapet një debat shumë i madh tani dhe ligji edhe mund ta abrogohet për shkak të këtij ligji sepse kanë lindur problematika të atilla saqë e tha edhe zoti deputet gjerman që mbajti fjalimin. Por, por ka shtete të tjera. Pra a themi neve që duam të shkojmë, jemi partner strategjik, aleat strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pse nuk ndjekim ne shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Pastaj ka dhe një problem tjetër mor Flavio. Në rast se këta, ta thashë dhe herë tjetër, e kanë seriozisht këtë çështje, atëherë si ka mundësi që nuk bën një ballafaqim me qytetarët? Si ka mundësi që nuk i thërret grupet e interesit? Si ka mundësi që nuk lindi një debat publik me Akademinë e Shkencave? Për çfarë e merr rrogën Akademia e Shkencave, qyl? Për çfarë do shprehen ata? Për Butrintin nuk u shprehen. Për amfiteatrin e Durrësit nuk u shprehen. Për këtë ligj famëkeq nuk u shprehen. Atëherë çfarë janë këta, çfarë i kanë këta akademikë që kemi neve? Atëherë, ky parlament, është shumë e rëndësishme, ky parlament e ka humbur legjitimitetin e vet me anë të këtij ligji. Po jua them me sinqeritetin më të madh. E ka humbur legjitimitetin publik sepse qytetarët që i kanë votuar, ne i kishim në protestë. Ne kishim policë të cilët na thonin, ore i kemi fëmijët me ju dhe ne e duam që ky ligj të abrogohet.

Pra unë mendoj që do jetë në nderin e Partisë Demokratike nesër në pushtet, që puna e parë që do bëjë është që të abrogohet ky ligj. Pra unë besoj që do jemi pak a shumë si një remineshencë e asaj që ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku axhenda wokiste vazhdoi e vazhdoi, u fut thellë nëpër venat e qytetarëve të cilët nuk e donin, dhe kur erdhi presidenti Trump, ligji i parë që shfuqizoi ishte po ky. Edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Në rast se ne nuk fitojmë çështjen në Gjykatë Kushtetuese, gjithmonë, se po i marrim me radhë. Tani po nënshkruhet një peticion Flavio dhe dua t'ju bëj me dije që lëvizja jonë do të vazhdojë takimet nëpër të gjithë qytetet e Republikës së Shqipërisë. Na e kanë kërkuar, jo thjesht është mendimi jonë, na e kanë kërkuar se nuk vijnë dot të gjithë në Tiranë, për të mbledhur firma për peticion, i cili do të ndryshojë ligjin për referendumet, sepse ligji për referendumet në Shqipëri na e pamundëson ne për t'u shprehur për këtë çështje. Prandaj, ne do të marrim diku te 20.000 firma, do t'i çojmë në Kuvend dhe duam ta shtrojmë këtë çështje për referendum. Unë besoj që do ketë një përgjigje masive në referendum për këtë, sepse s'ka lidhje këtu a je i majtë apo i djathtë. Këtu ka lidhje e do familjen apo jo.

Dhe provokacioni i parë që u bë, besoj se ju e keni parë, mu në mes të sheshit Skënderbej dhe ishte dhe pjesë e fjalimit tim, i bëra thirrje të gjithë qytetarëve që ishin në protestë të kthenin kokën mbrapa se ishin me shikim nga Skënderbeu dhe të shikonin mozaikun e Muzeut Historik Kombëtar. E kanë ndryshuar. Kanë heq heroinën, jo se kam ndonjë respekt për atë vepër ta them me sinqeritet domethënë, se është vepër e realizmit socialist, por kanë hequr një grua aty nga mozaiku dhe kanë vendosur një grua tjetër, presupozohet që të jetë grua, domethënë nuk dihet, që i kanë hequr flokët, edhe e kanë bërë si burrë, në trup. Tani këtë gjënë, unë mendoj që është një provokacion i pastër. Këtë gjënë këtë na e thanë që shiko se këtu kemi të bëjmë me një instalacion për çështjen e kancerit të gjirit. Dua t'ju them që kam shumë respekt për personat që janë, janë prekur me kancerin e gjirit. Jam empatik. Jam njeri që kam solidaritet. Jua them me sinqeritetin më të madh. Do t'i mbështes që ata të kenë ilaçe. Do t'i mbështes që ata të gjejnë trajtimin e duhur, jo çnjerëzor tek onkologjiku. Do t'i mbështesim, do dalim në protestë për ta. Por nuk është, ata janë përdorur në këtë rast. Ata janë njerëz të cilët për axhendën e tyre që kanë marrë projekte në këtë rast, kanë nxjerrë aty dhe kanë përçudnuar figurën e muzeut historik kombëtar. Ku është Ministria e Kulturës në këtë rast? Kush janë këta njerëz që japin leje për t'u prishur veprat tona të artit? Nuk ka rëndësi ça përfaqëson, por ai përfaqëson një moment historik. Nuk mund të ndryshosh dot momentin historik. Ti mund të bësh një instalacion te Ministria e Shëndetësisë, te onkologjiku, te sheshi Skënderbej në një cep të caktuar. Po jo të ndryshosh historinë tonë. Kjo është e paimagjinueshme kjo që ka ndodhur. Dhe provokacione të tilla kanë do ndodhin ditën për diell dhe kështu do kemi vazhdimisht tani sepse këta janë me ligj. Këta do hyjnë nëpër shkollat e fëmijëve tanë dhe do t'i bëjnë propagandë. Prandaj i bëj thirrje bordeve të prindërve, prindërit duhet t'i thërrasin mendjes. Duhet të jenë vigjilentë. Ata tani duhet të marrin pjesë tek bordet e shkollës dhe të shikojnë me vëmendje tekstet shkollore. Të shikojnë me vëmendje shoqatat që do hyjnë nëpër klasa dhe do i thonë fëmijëve të tyre, ju keni lindur në trupin e gabuar, ndërroni gjininë. Ata duhet të jenë vigjilentë për të parë çdo moment filmat që do shfaqen nëpër shkolla, pjesë dramatike që do venë nëpër shkolla. Ka një projekt ogurzi që këto shoqata i ngarkon ligji, është çmenduri. Me anë të ligjit do futen nëpër shkolla dhe do bëjnë propagandë LGBT. Prandaj kur kam kandiduar Flavio kam thënë një gjë, mendoj që t'i propozojë parlamentit shqiptar pikërisht një ligj që do të ndalonte propagandën LGBT nëpër shkolla. E kanë bërë vende të tjera, ka nevojë dhe Shqipëria. Me këtë ligj që kanë miratuar, ata do jenë nëpër shkollat e fëmijëve tanë.

Flavio Qarri: Aulon, faleminderit shumë. Të përshëndes.

Aulon Kalaja: Faleminderit.