Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Amnistia e krimit elektoral është atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një prononcim për mediat, lëshoi akuza ndaj Altin Troplinit dhe institucioneve të drejtësisë. Në deklaratën e tij, Berisha tha se veprimet e Troplinit dhe proceset që lidhen me amnistinë e krimeve zgjedhore përbëjnë, sipas tij, një “krim antikushtetues” dhe një “atentat ndaj themelit të rendit demokratik dhe pluralizmit në vend”.

Berisha argumentoi se kjo situatë, në perceptimin e tij, shkon përtej një rasti individual dhe lidhet me atë që e cilësoi si përpjekje për konsolidimin e një “narkoshteti”. Kreu i PD përmendi emra të ndryshëm që, sipas tij, janë pjesë e kësaj strukture, ndërsa Altin Troplinin e quajti “shërbëtor” të këtij sistemi.

Teksa iu drejtua qytetarëve, por edhe punonjësve të Prokurorisë, BKH-së dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, Berisha theksoi se mesazhi i tij kishte për qëllim “t'i bëjë shqiptarët të ndërgjegjshëm për cenimin e parimeve demokratike”, siç u shpreh ai.

Deklarata e plotë:

Altin Troplinit, Pojës së Skapit, krimi i tij antikushtetues, amnistia e krimit elektoral, përbën atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit dhe është faktor madhor në instalimin e narkoshtetit apo shtetit të Troplinëve, Farrukëve, Hajrëve, shërbëtor i të cilëve është Altin Troplini.

Ky është shënimi që i lashë sot për të gjithë shqiptarët, por edhe për punonjësit e prokurorisë dhe BKH-së dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë.