Konferenca e Kryetarëve/ Paketa fiskale, Bardhi - Mazhorancës: S’keni ndërmend të respektoni Rregulloren e Kushtetutën
Është mbledhur këtë të hënë Konferenca e Kryetarëve, e cila ka nisur me debate gjatë diskutimit.
Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kundërshtuar mbledhjen e thirrur nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, gjë që sipas Bardhit, mazhoranca vijon me shkeljen e Rregullores dhe Kushtetutës.
Debati ka ardhur pasi PD është njoftuar për Paketën Fiskale, që sipas demokratëve duhej që bashkangjitur me të të vinte edhe buxheti.
‘Ministri i Financave duhej ta kishte prezantuar këtu, dhe ne si Konferencë duhej të kishim miratuar një kalendar për shqyrtimin e kësaj pakete’, është shprehur Bardhi.
Ndër të tjera ai theksoi se: ‘Me sa shoh nuk keni ndërmend të respektoni Rregulloren dhe Kushtetutën’.
‘Na keni njoftuar se ka ardhur Paketa Fiskale. Ju kujtoj se duhej të kishte ardhur bashkë me buxhetin, por përtej kësaj duhet ndjekur e njëjta procedurë si me buxhetin. Ministri i Financave duhej ta kishte prezantuar këtu, dhe ne si Konferencë duhej të kishim miratuar një kalendar për shqyrtimin e kësaj pakete. Me sa shoh nuk keni ndërmend të respektoni rregulloren dhe kushtetutën’, theksoi Gazment Brdhi në fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve.