Shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën, shkak mungesa e avokatit
Seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe të pandehurit e tjerë është shtyrë për datën 27 nëntor, në orën 12:30.
LEXO EDHE: Do të kalojë për gjykim ose jo/ Sot seanca paraprake për Metën në GJKKO
Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit Kujtim Cakrani, i cili ndodhej i angazhuar në një tjetër proces gjyqësor në Gjykatën e Lezhës.
Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e kërkesave paraprake dhe qëndrimet e mbrojtjes për akuzat e ngritura.