James Harden s’mjafton për Clippers, Jazz mposhtin Chicago-n pas dy kohëve shtesë
Boston fitoi 121-118 ndaj Clippers, por ende qëndron në mesin e renditjes në Konferencën e Lindjes. James Harden realizoi 37 pikë për kalifornianët, por që s’mjaftuan, ndërsa dyshja Brown-Pritchard realizoi 63 pikë së bashku për Celtics.
Spektakolare ndeshja që nxori fitues ekipin e Utah Jazz, që pas dy kohëve shtesë mundi 150-147 Chicago. Lauri Markkanen me 47 pikë u dallua për vendasit. Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Golden State, që falë 32 pikëve të Moody mundi 124-106 New Orleans.
Rikthehet te fitorja skuadra e San Antonio, që mposhti 123-110 Sacramento. De’Aron Fox me 28 pikë e 11 asist u dallua për Spurs. Surprizon Atlanta, që në sekondat e fundit mund 124-122 Phoenix jashtë fushe (3 lojtarë realizuan mbi 25 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Boston – Clippers, 121-118
San Antonio – Sacramento, 123-110
Washington – Brooklyn, 106-129
Houston – Orlando, 117-113
New Orleans – Golden State, 106-124
Dallas – Portland, 138-133
Phoenix – Atlanta, 122-124
Utah Jazz – Chicago, 150-147