Zelensky nënshkruan marrëveshje me Greqinë për furnizim me gaz amerikan
Greqia është bërë vendi i parë i Bashkimit Europian që angazhohet drejtpërdrejt në objektivin e SHBA-së për të zëvendësuar plotësisht gazin rus me LNG amerikan, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re energjetike me Ukrainën të dielën.- Advertisemnt -
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nënshkruan një deklaratë të përbashkët që synon furnizimin e Ukrainës me gaz të lëngshëm amerikan (LNG) nëpërmjet Greqisë. Marrëveshja lidhet midis kompanisë greke DEPA Emporia dhe kompanisë ukrainase Naftogaz, me qëllim që Kievi të sigurojë burime energjie të qëndrueshme për dimrin.
“Ukraina fiton akses të drejtpërdrejtë në burime të diversifikuara dhe të besueshme të energjisë, ndërsa Greqia bëhet një qendër për furnizimin e Evropës Qendrore dhe Lindore me gaz natyror të lëngshëm amerikan”, deklaroi kryeministri Mitsotakis, duke vënë në dukje rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Greqisë në hartën energjetike të rajonit.
Marrëveshja u përmbyll gjatë vizitës së Zelenskyy-t në Athinë, ku energjia ishte në qendër të diskutimeve. Shefi i shtetit ukrainas do të vijojë turin diplomatik me vizita në Paris dhe Madrid.