VIDEO/ Kuqezinjtë s’e ndalin dot Anglinë, Harry Kane vendos sfidën në ‘Air Albania’
Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti kundër Anglisë në “Air Albania” sfidën e fundit të Grupit K eliminator të Botërorit, shkruan Syri.net.
Kuqezinjtë e kanë siguruar “play-off”-n dhe ndaj anglezëve luajtën për rezultat historik, por nuk ja dolën mbanë.
Skuadra e Thomas Tuchel fitoi pastër 2-0, me dy golat e realizuar nga kapiteni Harry Kane.
Në pjesën e parë nuk pati gol, edhe pse ritmi ishte i lartë.
Në të dytën, kapiteni i “Tre Luanëve, Harry Kane, zhbllokoi rezultatin në minutën e 74-t, duke i dhënë avantazhin miqve.
https://streamin.link/v/68dcfecc
Sërish Kane realizon në portën e Strakoshës në të 82’, duke shuar shpresat e Shqipërisë për një rezultat pozitiv.
https://streamin.link/v/d10f0a75
Me fitoren 2-0 mbyllet sfida, që e sheh Anglinë me pikë të plota në grup dhe pa pësuar asnjë gol dhe me Shqipërinë me sytë te shorti i “play-off”-it.