Zhbllokohet rezultati, Harry Kane kalon në avantazh Anglinë ndaj Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan kundër Anglisë në “Air Albania” sfidën e fundit të Grupit K eliminator të Botërorit, shkruan Syri.net.

Kuqezinjtë e kanë siguruar “play-off”-n dhe ndaj anglezëve luajnë për rezultat historik.

Në pjesën e parë nuk pati gol, edhe pse ritmi ishte i lartë.

Kapiteni i “Tre Luanëve, Harry Kane, zhbllokoi rezultatin në minutën e 74-t, duke i dhënë avantazhin miqve.

https://streamin.link/v/68dcfecc