Vullkani Sakurajima shpërthen në Japoni, re hiri mbi Kagoshima
Vullkani Sakurajima i Japonisë shpërtheu për herë të parë që nga tetori, duke dërguar një re të lartë hiri në ajër dhe duke shkaktuar alarme për reshje hiri në prefekturat përreth.
Një vullkan në Sakurajima në Japoninë jugperëndimore shpërtheu përsëri të dielën. Krateri Minamidake hodhi një kolonë tymi dhe hiri mijëra metra në ajër.
Ky është shpërthimi i parë nga krateri që nga tetori i vitit të kaluar. Autoritetet lëshuan një alarm për reshje hiri për prefekturat përreth Kumamoto, Kagoshima dhe Miyazaki.
Sakurajima, rreth 1,000 kilometra në jugperëndim të Tokios, është një nga vullkanet më aktive të Japonisë.
Dikur ishte një ishull, por një rrjedhë lave krijoi një urë tokësore me Gadishullin Osum gjatë shpërthimit të vitit 1914 që vrau 58 persona./ Euronews.