Dreka speciale e presidentes zvicerane/ Maliqi: Ja çfarë ndodhi kur takoi shqiptarët, mes tyre dhe boksierë

Në një drekë presidenciale të mbajtur në Bernë, presidentja e Zvicrës, zonja Suter, priti një grup të përzgjedhur gazetarësh, biznesmenësh dhe diplomatësh nga e gjithë bota. Ajo që e bëri këtë ngjarje të veçantë ishte prania e theksuar e një delegacioni prej 12 shqiptarësh nga Kosova dhe Ballkani, të cilët ishin pjesë e elitës së biznesit dhe medias, që vepron në shtetin helvetik.

Teksa dha detaje nga ky takim, gazetari Nefail Maliqi i ftuar në emisionin ‘Syri i Botës’ në Syri Tv, tha se takimi, i cili mblodhi rreth 100 personalitete, shërbeu si një platformë për diskutime mbi çështje të ndryshme, por vëmendja u përqendrua te delegacioni shqiptar.

Kryeredaktori i medias "L'canton 27", Maliqi tha se një moment interesant i drekës ishte prania e tre boksierëve shqiptarë, përfshirë kampionin e njohur Arzen Rustemi. Kjo mori një dimension të veçantë duke pasur parasysh se vetë presidentja Suter është një ish-boksiere.

Sipas zotit Maliqi, atmosfera ishte mjaft miqësore, madje ai ka shkëmbyer një shaka me presidenten duke i thënë se si boksiere, ajo nuk ka nevojë për truproje. Për më tepër, u theksua se një nga zëvendëset e presidentes, me mbiemrin Pakaj, është gjithashtu një boksiere me origjinë shqiptare, një dëshmi e qartë e arritjeve të komunitetit në nivelet më të larta të shoqërisë zvicerane.

Prezenca e shqiptarëve në këtë nivel nuk është e rastësishme. Ajo lidhet me konceptin e "Kantonit të 27-të", një term i përdorur shpesh nga politikanë zviceranë si ish-presidentja Micheline Calmy-Rey, për të përshkruar komunitetin e madh dhe të integruar të shqiptarëve. Ky term simbolizon lidhjet e forta mes dy vendeve, të cilat shfaqen edhe në mënyrë simbolike, siç është festimi i ditës kombëtare të Zvicrës me flamuj zviceranë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Lidhjet mes dy shteteve janë konkrete dhe të dyanshme. Përveç pranisë së kontingjentit ushtarak Swisscoy në kuadër të KFOR-it dhe ambasadës zvicerane në Prishtinë, ekziston edhe një fenomen i kundërt: rreth 500 shtetas zviceranë kanë zgjedhur të jetojnë dhe të punojnë në Kosovë, duke e parë atë si një vend stabil dhe të sigurt për biznes. Kjo drekë presidenciale rikonfirmoi rolin pozitiv dhe suksesin në rritje të diasporës shqiptare në Zvicër, duke treguar se ata nuk janë më vetëm emigrantë, por një pjesë integrale dhe me ndikim e shoqërisë.

Nga vetë fjala Kanton 27, Le Canton Vingt-Sept do të thotë kantoni i 27-të. Ju siç e dini oficiel, zyrtarisht Zvicra ka 26 kantone. Dhe pak a shumë e kuptuat çfarë do të thotë kantoni 27, për shkak se çdo herë kur kam pasur intervista me personalitete zvicerane, sidomos me ministra, por edhe me presidenten Micheline Calmy-Rey, një avokate e pavarësisë së Kosovës, ajo gjithnjë thoshte se ju shqiptarët, ju kosovarët jeni kantoni i 27-të. Dhe vërtetë ashtu është sepse në Kosovë, sa herë do jetë 1 gushti dita ndërkombëtare e shtetit zviceran, sikur te ne 28 nëntori dita e flamurit, edhe dita kombëtare e Zvicrës është me 1 gusht, ke flamuj në të gjitha qytetet e Zvicrës, në Kosovës, në Prishtinë, sidomos në Viti, Ferizaj dhe të gjitha vendet e tjera, sepse kryesisht këtu shqiptarët në Zvicër janë nga Kosova, edhe festohet atje.

Besa edhe e kemi një Zvicër atje për shkak se e kemi Swisscoy-in me 200- 250 ushtarë që janë pjesë e KFOR-it. Domethënë që i ndihmojnë, i kontribuojnë paqes, stabilitetit në rajon. Njëkohësisht kemi ambasadën e Zvicrës në Prishtinë. Kemi njëkohësisht edhe ekspertë dhe të ndryshëm, kështu që edhe kemi edhe 500 zviceranë që jetojnë, domethënë e kanë lënë Zvicrën dhe kanë shkuar në Kosovë me punuar.

Dhe tashti është e pajustifikueshme nëse kosovarët vijnë në Zvicër të punojnë, kur zviceranët shkojnë atje. Domethënë kemi një shtet stabil dhe një shtet të sigurt sot për biznese të huaja. Dhe kantoni, desha të ndalem pak, kantoni 27, domethënë në vetë siç e citova se është një gazetë modeste, një gazetë e cila merret kryesisht me integrimin e shqiptarëve në Zvicër. Njëkohësisht që bën edhe promovimin e sukseseve të shqiptarëve këtu në Zvicër dhe diasporë.

Po, kolege e nderuar, në Bernë të Zvicrës u mbajt dje, pardje në fakt dreka presidenciale, drekë jo tradicionale, sikur për shembull ajo në Kosovë, darka e llambës. Edhe këtu është presidentja ka mbajtur një takim me gazetarët ndërkombëtarë APES. APES do të thotë Association de la Presse Étrangère en Suisse et au Liechtenstein, domethënë shoqata, asociacioni i gazetarëve ndërkombëtarë, të gazetarëve të huaj këtu në Zvicër dhe Liechtenstein, që këtu bëjnë kryesisht gazetarët e OKB-së, ku morën pjesë rreth 100 personalitete.

Këta, përfaqësues të qeverisë zvicerane, ambasadorë botërorë dhe media ndërkombëtare. Duhet shtuar se, duhet veçuar se këtë, në këtë drekë pune me presidenten e Zvicrës, zonjën Suter, morën pjesë për herë të parë edhe 12 shqiptarë nga Kosova dhe Ballkani. Ishin këta elita e biznesmenëve dhe gazetarëve shqiptarë që veprojnë në Zvicër, të njohur si afaristë të suksesshëm, shembull i integrimit në këtë vend. Kishim tre boksierë. Presidentja e Zvicrës, Suter, është vetë boksiere.

Po. Bile unë i thashë në shaka, zonja presidente nuk di çfarë ju... çfarë kërkojnë këta policë, këta bodyguard. Pse më mbron? Bodyguard. S'di çfarë kërkojnë për juve, ju jeni boksiere. Keni roje më shumë se Albin Kurti. Kështu që ishte..., veç asaj që boksieri ishte Arzen Rustemi, një boksier i njohur, kampion bote. Dhe mos harroni se është edhe një zëvendëse boksere e saj që quhet Pakaj.

Edhe ajo boksiere, edhe ajo është zëvendëse e presidentes së Zvicrës. Ja këtu kanë arritur shqiptarët deri më sot. Para drekës, me mysafirët e ftuar, presidentja e Zvicrës mbajti një konferencë shtypi me përfaqësuesit e mediave botërore.