Ish-mesfushori/ Abrashi: Sot është ndeshje për t’u kënaqur, çunat mund t’i marrin pikë Anglisë
Ish-mesfushori i Shqipërisë, Amir Abrashi, foli në “Klan Kuq e Zi”, para ndeshjes kundër Anglisë.
“I kam ngjarë më shumë Lalës se ai është statik. Golin e vetëm e kam shënuar kundër Andorrës, me Ervin Bulkun si trajner kur u hoq Panuçi.
Ndeshja që do mbaj mend gjithë jetën është ajo me Serbinë në Beograd. Ajo ka qenë histori për gjithçka edhe që morëm 3 pikët në tavolinë. Ishte fantastike edhe ndeshja që fituam para 1 muaji në Serbi, pata shumë emocione para televizorit sepse këto ndeshje nuk janë normale, çunat kanë shumë presion dhe e kanë bërë në mënyrë fantastike së bashku me stafin.
Çunat janë shumë të mirë tani, janë të talentuar, nuk ka nevojë më për Abrashin në Kombëtare.
Kjo ndeshja sot është për t’u kënaqur, se Anglia ka shkuar direkt, ne në play off, duhet të luajmë qetë edhe mund të marrim barazim. Kualiteti tani është më i mirë, por të dyja grupet janë shumë të mira”, deklaroi ai.