Portugalia pa Ronaldon shpërthen me 9 gola, një tjetër kombëtare siguron ‘play-off’-in

Kanë përfunduar dy sfidat e para të ditës në kualifikueset e Botërorit.

Portugalia preu biletën për herë të 6-të radhazi në Kupën e Botës edhe pse jo me kapitenin Kristiano Ronaldo në fushë. Ekipi fitoi me shifrat e thella 9-1 kundër Armenisë.

Nga ana tjetër Irlanda mposhti me shifrat 3-2 në transfertë Hungarinë falë tripletës të Parrot.

Me këtë fitore irlandezët sigurojnë “play off”-in.

Një lajm i mirë për Shqipërinë pasi ka një mundësi, që të pozicionohet më mirë se Irlanda në renditjen e FIFA-s.

Për këtë duhet faktikisht një mrekulli sepse duhet fituar ndaj Anglisë.