VIDEO/ Tifozët kuqezi nisin të mbushin stadiumin rreth dy orë para ndeshjes me Anglinë

Shqipëri do të përballet me Anglinë në orën 18:00 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Kuqezinjtë tashmë e kanë siguruar kualifikimin për në “play off”, por do të kërkojnë të fitojnë ose të paktën ti marrin barazim “Tre Luanëve”.

Teksa na ndajnë më pak se dy orë nga përballja në “Air Albania”, tifozët kanë filluar të mbërrijnë aty.

Është krijuar një atmosferë e zjarrtë me ngjyrat kuqezi dhe këngë patriotike, dhe fansat pritet të jenë të shumtë për të mbështetur Kombëtaren nga shkallët e stadiumit.

https://streamin.link/v/4096184d