Playoff-i i Botërorit: Rrugëtimi i Shqipërisë dhe Kosovës dhe mundësia e 'përplasjes' vëllazërore

Me përfundimin e fazës së grupeve, vëmendja e Shqipërisë dhe Kosovës kthehet tërësisht te shorti i play-off-it, që do të hidhet më 20 nëntor.

Gazetari Mantho Prokopi i ftuar në edicionin inforativ të lajmeve, u shpreh se në short do të marrin pjesë 16 skuadra, përfshirë të gjitha vendet e dyta dhe katër skuadrat më të mira nga Liga e Kombeve. Të dyja përfaqësueset tona, Shqipëria dhe Kosova, do të jenë në vazon e tretë. Kjo do të thotë se ato do të përballen me një kundërshtar nga vazoja e dytë, ku bëjnë pjesë emra si Hungaria, Skocia apo Uellsi, dhe do ta luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në transfertë.

Fati i shortit është vendimtar, pasi një kundërshtar më i kalueshëm mund të rrisë ndjeshëm shanset për kualifikim. Interesante është se struktura e play-off-it lë të hapur edhe mundësinë teorike të një përplasjeje vëllazërore Shqipëri-Kosovë në finalen e madhe, një skenar që do të ishte historik dhe plot emocion për të gjithë shqiptarët.

Pjesë nga deklarata:

Tashmë fokusi ynë janë sfidat e play-off-it. Më shumë informacione për sfidat e play-off-it, kini parasysh, do shorti në play-off luajnë të gjitha skuadrat që e mbyllin në vendin e dytë të fushatës kualifikuese, të gjitha grupeve, dhe katër skuadrat më të mira nga Liga e Kombeve që nuk janë pjesë e fushatës kualifikuese ose që nuk arrijnë dot të marrin vendin e parë ose të dytë në këtë fushatë kualifikuese që ne po përjetojmë për momentin. Pra, do të jenë diku te 16 skuadra në short. Shorti hidhet në datën 20 nëntor. Secila skuadër do të ketë dy kundërshtarë. Aktualisht me pikët që ne kemi, Shqipëria renditet në vazon e tretë. Në bazë të shortit, ekipet nga vazoja e parë përballen me ekipet nga vazoja e katërt.

Ekipet nga vazoja e dytë përballen me ekipet nga vazoja e tretë. Ekipet që janë në vazon e parë dhe të dytë, duke qenë se janë skuadrat më të mira, do të kenë avantazhin që sfidën e parë, pra gjysmëfinalen, ta luajnë në shtëpinë e tyre. Që do të thotë, ne që e mbyllim në vendin e dytë dhe jemi në vazon e tretë, do të luajmë ndeshjen e parë në transfertë. Ju rikujtoj që sfidat e play-off-it do të luhen në muajin mars të vitit 2026. Aktualisht, edhe pse nuk janë mbyllur të gjitha grupet, pra mbetet akoma për t'u parë çfarë do të ndodhi, ë kombëtaren shqiptare të futbollit e pret një kundërshtar mes Hungarisë, Skocisë, Uellsit, ndoshta Çekia, duhet parë se do dalë ndeshja Skoci-Danimarkë, pasi dhe ato janë shumë baraz me pikë me njëra-tjetrën. Por këto janë emrat që ne pak a shumë do të kemi, një nga këto skuadra do të kemi rivalen tonë në sfidën gjysmëfinale të play-off-it. Pastaj, në vazon e parë përllogariten emra të mëdhenj si Italia, Turqia që janë dy rivalët më të frikshëm, por janë dhe emra të tjerë si Ukraina ose Polonia që shihen disi më të kalueshëm nga ana jonë.

Por kjo mbetet për t'u parë, më pas do t'ia kalojë fjala shortit që hidhet me datën 20 nëntor në orën 13:00. Atëherë ne aty do të kemi sytë dhe veshët për të ndjekur shortin se kush do të jenë dy rivalët tanë. Pra, caktohet rivali i parë i vazos së dytë dhe më pas çifti i rivalëve nga vazoja një dhe katër. Kështu që do ta zbulojmë me datë 20 nëntor kush është rrugëtimi ynë në fazën play-off që të paktën me këto emra dhe me pak fat, mund edhe të kemi fatin të kualifikohemi në botëror.

Që tashmë ka shpërthyer debati, Faruc, për faktin sepse, a është, a është përfaqësuesja e Kosovës ndoshta më e mirë se ne në aspektin futbollistik. Pse? Sepse Kosova zhvilloi fushatën kualifikuese ashtu si kundër dhe ne. Pati në grup emra si Zvicra, Sllovenia dhe Suedia. Dhe në këtë grup ka marrë dy fitore me Suedinë, ka marrë një barazim dhe një fitore ditën e djeshme me Slloveninë, ka marrë dhe një humbje të thellë me Zvicrën, por Zvicra i ka mposhtur të gjitha skuadrat në grup thellësisht dhe ka dhe një ndeshje të fundit me Zvicrën në Kosovë.

Ditën e djeshme Kosova triumfoi me shifrat 0-2 në Lubjanë ndaj Sllovenisë, çka matematikisht i siguroi atyre për herë të parë pjesëmarrjen në një fazën play-off për t'u kualifikuar në Kupën e Botës. Kosova është një kombëtar, është një përfaqësuese që ka treguar që vërtet ka emra shumë të mëdhenj, por është një përfaqësuese që nuk varet nga emrat, varet nga grupi. Është Fisnik Asllani që po merr vëmendjen më të madhe, është një Muriqi që po bën shumë mirë, është një Edon Zhegrova që ka emrin, por Franko Foda nuk e preferon shumë titullar dhe edhe si zëvendësues e aktivizon shumë pak.

Pra, tregon që është skuadra që ka brumin. Mos harrojmë, ditën e djeshme me Slloveni mungonte dhe portieri Muriqi që është kryesori, për shkak të kartonit të verdhë që mori në sfidën ndaj Suedisë dhe Kosova gjithashtu tregoi që edhe pse me këto mungesa, herë pas here, i kanë mposhtur Suedinë me mungesa të mëdhaja në në Fadil Vokrri. Pra, Kosova ka treguar që ka një grup shumë të mirë dhe duket si një pretendent shumë interesant edhe për t'i shkuar pak edhe më tej fazës play-off. Mos harroni që në rast se në finalen e madhe mund të kemi dhe një përplasje Shqipëri-Kosovë, në rast se yjet rreshtohen në rrugën e duhur.

Por Kosova në sfidën e parë play-off është si ne, ndodhet në vazon e tretë. Pra dhe ajo do të ketë përballë një nga kundërshtarët që rreshtuam më lart, si Hungaria, Uellsi, Skocia, Republika Çeke, pra varësi do të përfundojnë të gjithë rivalët tanë. Pra është një arritje për Kosovën, është një arritje shumë e madhe që fut në histori këtë kombëtare shumë të re, këtë përfaqësuese shumë të re, por që ka treguar nivel shumë të lartë dhe në renditjen e para një muaji të FIFA-s për për shtetet, ishte Kosova që kishte marrë ngjitjen më të lartë në atë muaj. Pra është një përfaqësuese që po tregon gjithnjë e më shumë rritje dhe ngadalë-ngadalë po bëhet ndoshta dhe rrezik për çdo skuadër që luan, pasi më herët kur menduam dhe kur pamë shortin e një grupi me Zvicrën, me Slloveninë dhe me Suedinë.