Nora Istrefi sjell ndryshe këngën 'Me ritëm do të vallëzoj' të Eliza Hoxhës
“Me Ritëm Do Vallëzoj”. Ky është klipi i ri i këngëtares së njohur shqiptare, Nora Istrefi.
Për realizimin e këngës me ritme energjike dhe vallëzuese janë angazhuar disa nga emrat më të njohur në industrinë muzikore.
Pjesa e muzikës është krijuar nga një treshe talentuar: Eliza Hoxha, Enis Presheva, dhe Claydee.
Për tekstin e këngës, janë kujdesur: Memli Krasniqi dhe BimBimma, ndërsa për videoklipin Fullmoon Production.
"Me ritëm do të vallzoj” është kënga që u publikua nga artistja kosovare, e cila është ripërpunim i versionit të Eliza Hoxhës, e cila tashmë është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.
Versioni origjinal i këngës nga Eliza Hoxha ishte publikuar në vitin 2000.
Shikojeni vetë