VIDEO-SYRI TV/ Zhvillohet festivali Akuarelit në Pogradec, pjesëmarrës artistë nga disa vende

U zhvillua në Pogradec, festivali ndërkombëtar i pikturës në akuarel. Në festival morën pjesë artistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë shprehur vlerësimin e tyre për pejisazhin dhe natyrën e qytetit liqenor.

Nga SYRI TV

Për herë të parë Pogradeci mirëpriti festivalin Ndërkombëtar të akuarelit, një event kulturor që bëri bashkë artistë nga më shumë se 30 vende të botës.

Sipas organizatorëve, Pogradeci është prej atyre qyteteve i cili i ka të gjitha mundësitë për realizimin e një festivali të tillë në përmasa akoma më të mëdha

Artistët e huaj janë shprehur të mahnitur nga Pogradeci, ku shumica e tyre e vizitonin për herë të parë qytetin ndërsa thanë se ky qytet te frymëzon për të realizuara pune te bukura e plot ngjyra.

‘E pëlqej këtë qytet, me tepër I zhvilluar se mendoja, sot pikturoja dhe kisha një pamje fantastike, ju betohem, një nga pamjet me të bukura që pikturuar ndonjëherë. Mendoj se ky event i ngre në një shkallë më lart këtë zonë . Ju duhen këto evente për të promovuar turizmin’, u shpreh Hamit Kappor, nga India.

‘Kam ardhur disa herë në Pogradec, këtë herë jam kënaqur shumë. Ky është qyteti i artit, e mbështet dhe kur më ftuan te isha pjesë e këtij festivali u nderova. Di të them që ky qytet mund të bëhet qendër e artit në Shqipëri’, tha Atanur Dogan, nga Turqia.

‘Është nder te jesh këtu në qytetin e bukur të Pogradecit, jemi entuziaste që akuerieli erdhi këtu, ju jeni mikpritës, na jepni ngrohtësi dhe duam të bashkëpunojmë përherë me shqiptarët. Jemi të gjithë të kënaqur që erdhëm’, theksoi Giovanni Balzarani, nga Italia.

Një pjesë e punimeve të këtij festivali do i dhurohen fondit të galerisë së artit të Pogradecit ndërsa piktoret realizojnë punime në disa prej destinacioneve me interesante të zonës si Tushemishti, Lini, Varret e Selcës e të tjera.