Syri TV/ 'Barazia gjinore', qytetarët në protestë: Presidenti të mos dekretojë një ligj anti-kushtetues

Ashtu siç ishte paralajmëruar, qindra qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm protestuan sot në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë, kundër ligjit për barazinë gjinore. Protestuesit i kërkuan presidentit Begaj të mos e dekretojë këtë ligj, ndërkohë që bënë thirrje për referendum popullor për ti thënë jo një ligji të tillë

Nga Syri Tv

Qindra qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm protestuan këtë të shtunë kundër ligjit për barazinë gjinore, i miratuar pak ditë më parë në parlament.

Nën moton “Mos pa prek familjen”, të pranishmit i kërkuan presidentit Bajram Begaj të mos e dekretojë këtë ligj, i cili sipas tyre bie ndesh me parimet dhe traditat e vendit tonë. Organizatorët e kësaj proteste, bashkëthemeluesit e Koalicionit shqiptar pro familjes dhe jetës, Akil dhe Linda Pano e cilësuan këtë ligj si antikushtetues

Edhe qytetarë të ndryshëm kërkuan mosdekretimin e këtij ligji nga presidenti, duke e cilësuar atë si një ligj që prish familjen

Të pranishëm në protestë ishin edhe deputetë të opozitës, me deputetin e qarkut të Beratit, Zija Isamili i cili I bëri thirrje presidentit Begaj që ta rikthejë këtë ligj në parlament

Organizatorët e protestës deklaruan se nëse ligji në fjalë dekretohet nga presidenti, atëherë hapi i radhës është zhvillimi i një referendum popullor për ta kundërshtuar atë.