Shkrumbohet qendra shëndetësore në Sukth
Digjet qendra shëndetësore e Vardadhës së Sukthit.
Sipas të dhënave të para nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mësohet se vatra e zjarrit është shfaqur fillimisht në banesën ngjitur me qendrën shëndetësore
Ende nuk dihen shkaqet.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur lokalizimin e vatrës së zjarrit, ndërsa policia po heton shkaqet e tij.