Petrit Vasili:Tuneli i Lllogarasë jo vetëm aferë korruptive, por edhe rrezik për e jetën e qytetarëve

Pas lajmit të publikuar nga Syri.net për përgjimet e dosjes Balluku, ku inxhinieri grek komunikon me vartësin e ministres dhe e ve në dijeni për cilësinë e punimeve në tunelin e Llogarasë, ka reaguar ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Pretrit Vasili.

LEXO EDHE: ‘Jemi në këtë projekt për shkakun tënd dhe për ty...’ Si u mashtrua me ekspertë grekë e shqiptarë për të fituar tenderin prej 2 milion eurosh

Në një postim në Facebook, Petrit Vasili paralajmëron për pasojat e hapjes së tunelit të pambaruar të Llogarasë nga Rama në korrik 2024. Sipas Vasilit, ky projekt nuk ishte vetëm i papërfunduar, por edhe i pasigurt për qytetarët që e përdorin, - thotë Vasili.

Postimi i plotë i Vasilit:

Në korrik 2024, Rama inauguroi dhe hapi për lëvizjen e makinave dhe qytetarëve tunelin e pambaruar të Llogarasë.
Por kush garantoi për sigurinë e tunelit?

Komunikimet mes supervizorit grek Kirkinezis dhe drejtorit të ARRSH, Berberi, janë tronditëse. Ja çfarë shkruan Kirkinezis:

"Evis… kontraktori duhet të kuptojë se projekti nuk është thjesht një ‘vrimë’, por një tunel i cili duhet të ndërtohet sipas specifikimeve dhe praktikave ndërkombëtare, duke respektuar ABSOLUTISHT çështjet e SIGURISË…”

Në nëntor 2022, kur inxhinieri grek raportonte shkelje alarmante të sigurisë, konstatohej se kontraktori po hidhte “beton pa çelik, jo të përforcuar”.

“Propozimi i ri i kontraktorit ka të bëjë vetëm me kushtet normale të funksionimit, pa asnjë dispozitë për rastet e zjarrit. Nëse ndodh një incident i tillë, sigurisht që do të ketë viktima”, shkruante më tej supervizori grek.

Në dritën e këtyre fakteve shokuese, një gjë është e qartë: që në momentin e hapjes, në korrik 2024, tuneli ishte totalisht i pasigurt në çdo aspekt — që nga siguria e jetës, ventilimi, cilësia e ndërtimit, mbrojtja ndaj zjarrit etj.

Pra, jeta e qytetarëve u vunë në rrezik të madh vetëm për hir të propagandës së Ramës dhe në funksion të aferës shumë milionëshe që përfaqëson tuneli i Llogarasë.

Kjo ngjarje përbën një krim të vërtetë ndaj jetës së qytetarëve, që është vënë në rrezik me ndërgjegje të plotë nga Rama dhe qeveria.
SPAK e ka para syve një krim të tillë, por ende nuk e ka thirrur Ramën për t’u përgjigjur.
SPAK nuk mund t’i shmanget më hetimit për këtë krim, që përbën një rrezik shumë serioz për jetën e qytetarëve në tunelin e Llogarasë.