Berisha: I uroj fat kombëtares me Anglinë, por kupën e kemi marrë me fitoren ndaj Serbisë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu urimet e tij për kombëtaren shqiptare për sfidën me Anglinë, duke theksuar se fitorja historike ndaj Serbisë ishte momenti që “mori kupën” për shqiptarët.
“Do t’i uroj shumë fat kombëtares tonë. E kam uruar dhe e uroj gjithmonë, dhe shoh me kënaqësi majat që po arrin,” tha Berisha.
Ai kujtoi ndeshjen kundër Serbisë si një moment historik për futbollin shqiptar, duke e përshkruar atë si një fitore me vlerë të veçantë dhe një ngjarje që do të mbetet e shënuar me germa të arta në analet e historisë së sportit shqiptar.
=
Deklarata e plotë:
Do t’i uroj shumë fat kombëtares tonë.
E kam uruar dhe e uroj dhe shoh me kënaqësi majat që po arrin.
Ka qenë kënaqësia e jetës time kur e zhvlerësuan Serbinë në atë ndeshje që do shkruhet me germa të arta kapitale në analet e historisë së futbollit shqiptar.
Për mua ajo kishte vlerën e një kupe evropiane.
Kështu që i uroj sukses me Britaninë e Madhe, një skuadër shumë e fortë.
Por ekipi ynë na ka nderuar shumë.
Sidoqoftë në ndeshjen me Serbinë mendoj se e mori kupën.