VIDEO/ Panik në Astir, merr flakë pallati tek rreth-rrotullimi
Një pallat tek rreth-rrotullimi i zonës së Astirit është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune.
Nga video e siguruar nga Syri, duken shtëllunga të zeza tymi, ndërsa vatra e zjarrit është në katet e para të pallatit.
Nuk dihen ende të dhëna të tjera për ngjarjen, ndërsa në vendngjarje po shkojnë forcat zjarrfikëse dhe policia.