Berisha: Edi Rama bën gjithçka me propagandën e tij për të mbuluar të vërtetën e narkoshtetit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama po përdor të gjithë makinerinë e propagandës për të mbuluar realitetin e narkoshtetit në Shqipëri.

Berisha shtoi se shumë zyrtarë dhe përfaqësues ndërkombëtarë reagojnë me inat ndaj tij për përdorimin e termit “narkoshtet”, megjithëse ky koncept përdoret sot gjerësisht në analizat ndërkombëtare.

Sipas liderit të opozitës, pranim i së vërtetës mbi narkoshtetin shqiptar do të nxirrte në pah të gjitha shkeljet dhe dështimet e qeverisë Rama, duke pamundësuar krijimin e një figure të pastër politike për kryeministrin aktual.

Berisha theksoi se përpjekjet e qeverisë për të manipuluar perceptimin publik janë të qarta dhe kanë vetëm një qëllim: të fshehin realitetin e krizës së thellë të vendit.

Deklarata e plotë:

Tani jo vetëm nuk i shohin këto, por përkundrazi kanë inat shumë me Sali Berishën pse përdor termin narkoshtet, në një kohë kur ai përdoret universalisht sot.
Sepse në rast se pranohet e vërteta e narkoshtetit shqiptar, Edi Rama nuk mund të ketë figurë tjetër përveçse të nxirë.
Por Edi Rama bën gjithçka me propagandën e tij për të mbuluar të vërtetën.