Sir Salman Rushdie: Të trillosh në një kohë me gënjeshtra

James Coomarasamy flet me autorin e njohur Sir Salman Rushdie, teksa ai publikon veprën e tij të parë trill nga  një sulm afër vdekjes në vitin 2022, nga një burrë i armatosur me thikë, i cili tani po vuan 25 vjet burg.

'The Eleventh Hour'  koleksioni i tij i ri i novelave dhe tregimeve të shkurtra, shqyrton temat e mortalitetit, lamtumirave, dhe madje edhe jetës pas vdekjes. Tregimet përfshijnë një grup të pasur karakteresh dhe me një talent të jashtëzakonshëm muzikor në Mumbai-n pas vdekjes, një fantazmë me një sekret në një kolegj të Cambridge dhe një shkrimtar të ri i cili është i kapur në një makth kafkian në Ameriken moderne.

Në bisedën me Coomarasamyn, Sir Salman Rushdie flet hapur për kërcënimet ndaj shprehjes së lirë, rritjen e ndalimit te librave në SHBA dhe klimën poltike të formuar nga figura të fuqishme si Donald Trump.

Ai reflekton mbi presionet që përballen shkrimtarët dhe lexuesit në një kohë të disinformatave dhe censurës në rritje, duke theksuar se liria e shprehjes është një temë jetike në këtë epokë të pasigurisë dhe polarizimit.

Diskutojmë fuqinë e letërsisë së trilluar për të ndriçuar të vërtetën, dhe pse  pas gjithçkaje, Sir Salman Rushdie  mbetet i përkushtuar ndaj lirisë për të imagjinuar dhe për të krijuar, duke besuar se fuqia e fjalës është më e rëndësishme se kurrë.